Strehim politik tek Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

Arben Ahmetaj foli edhe kësaj here. Personalisht e ndoqa vetëm 10 minuta. Dukej sikur do të nxirrte “prova, fakte, akuza konkrete ndaj qeverisjes Rama”, dukej sikur do të bënte  “hatanë”. Por edhe kësaj here, Arbeni që ka kërkuar “strehim politik” jo në Zvicër por tek Berisha, nuk tha asgjë. Biseda me Çimin, ishte e mërzitshme, aq sa gazetari shpesh dukej sikur e nxiste “fol për këto dhe jo ato”. Beni në fakt duhej të kishte marrë një vendim, si burrat. Ti hipte avionit, dhe të “zbarkonte” fill dhe në SPAK. Atje le ta ndante “shapin nga sheqeri”. Tu tregonte malin me dokumenta që paska marrë me vehte kur iku nga Shqiperia, dhe ti vinte “vulën” kësaj historie. Duke folur tek Çimi, apo dhe tek dikush tjetër, si dhe duke kërkuar “strehim politik” tek Berisha, realisht Beni zhbën edhe atë pak interes që ndoshta kanë ca njerëz për ta dëgjuar. Askush nuk të prek, askush nuk të vret dhe paragjykon, në rast se ti, i hipën avionit dhe vjen si burrat. Hajde në SPAK, dhe “nxirrja të palarat” kësaj qeverie. Por kam frikën se, do të dalësh bllof o Ben. Nga larg, (dhe sidomos kur ke qenë në tavë)të gjithë të akuzojnë, të shajnë, të denoncojnë, të baltosin, të hetojnë, dhe gjykojnë. Ti Ben the shumë gjëra, dhe nuk the asgjë, edhe në serialin e tretë përballë Çimit. Ti ke qenë minister, zv.kryeminister, me poste të larta në qeverisjen Nano dhe Rama. Nuk të ka hije, të ikësh hajdutshe nga vendi, të marrësh një thes me dokumenta ende të pavërtetuara , dhe pastaj nga larg, të akuzosh kolegët  dhe ish-miqtë e tu. Partisë Demokratike ndoshta i intereson rrëfimi juaj për fushatën elektorale, po ja që nuk “pi ujë” asgjë. Qeverisja e “kryetarit të organizatës” siç e etiketove ti, ka bërë aq shumë punë për Shqipërinë, sa që nuk ka bërë qeveri tjeter në 34 vite. Edi Ramës, “ki inatin dhe jepi hakun”, por jo nga Zvicra, ku ti jeton si sheik, nis dhe akuzon dhe nxjerr lloj-lloj letrash bakalli, që askush nuk ti beson. Dhe diçka tjetër Ben. Ke shansin të mbetesh në histori, në rast se je ashtu siç pretendon. Hipi avionit, dhe eja drejt e në SPAK, ku mendoj se do të presë pa asnjë hezitim vetë kreu i atij institucioni dinjitoz. Eja dhe trego ato që ke, dhe ato që di. Pastaj do të jetë drejtësia e re dhe shqiptarët, të bëjnë diferencën mes teje dhe kryeministrit Rama. Mes teje dhe lojës së Berishës, për të të përdorur ty, deri në momentin, kur edhe ai të humbasë zgjedhjet e 11 Majit, dhe ti rikthehet  avazit të vjetër.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV