Basha pret Ali Ahmetin: Koordinimi i faktorit shqiptar, jetik për stabilitetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ku diskutuan mbi situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe rajon.

Basha vlerësoi rolin e Ahmetit në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ai theksoi rreziqet që kërcënojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, përfshirë ndikimet serbo-ruse, duke kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si garanci për paqen dhe bashkëjetesën ndëretnike.

“Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal,” tha Basha, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të faktorit shqiptar në mbrojtjen e interesave kombëtare.

Postimi i plotë i Bashës:

Kisha kënaqësinë të prisja Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, një personalitet me kontribut të shquar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe me një rol kyç në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO dhe avancimin drejt integrimit europian. Diskutuam për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe rajon.

Duke u ndalur tek zhvillimet gjeopolitike, lufta në Ukrainë dhe kërcënimet ndaj sigurisë së Europës, administratën e re në SHBA dhe një rikonfigurim të lidershipit në BE vende të ndryshme të unionit, theksuam domosdoshmërinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të faktorit shqiptar për mbrojtjen dhe avancimin e interesave kombëtare në rajon. Dëgjova me vëmendje shqetësimet e zotit Ahmeti lidhur me rreziqet që i kanosen të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe përpjekjet për ta shndërruar vendin në një satelit të interesave serbo-ruse përmes agjentëve të tyre, të cilët aktualisht mbajnë pozita të larta në kabinetin qeveritar.

Çdo cënim i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit mbetet e vetmja garanci për bashkëjetesë ndëretnike dhe rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Të drejtat e shqiptarëve janë fituar me sakrifica të mëdha dhe gjaku i derdhur për to nuk mund të nëpërkëmbet nga askush. Popujt e rajonit duhet të ndërtojnë të ardhmen mbi baza të bashkëjetesës dhe respektit reciprok, duke shmangur kthimin pas në konflikte dhe ndasitë e të shkuarës./kb

Të fundit

Zjarri në bodrumin e Spitalit Psikiatrik në Tiranë/Policia: Shkak një shkëndijë elektrike

Bodrumi i Spitalit Psikiatrik në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Policia njofton se nga flakët janë shënuar...

Tentoi të hynte në Shtëpinë e Bardhë përmes gardhit, arrestohet

Një person i paidentifikuar  u arrestua nga Shërbimi Sekret të hënën, pasi u përpoq të ngjitej nga gardhi përgjatë territorit jugor të Shtëpisë së...

Përplasi me automjet këmbësorin, arrestohet 66-vjeçari në Fier

Një 66-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka përplasur me automjetin që drejtonte një këmbësor në qytetin e Fierit. Uniformat blu bëjnë me...

Euro në rënie, “ngrin” paundi britanik/ Kursi i këmbimit, 6 shkurt 2025

Sot, më datë 6 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet me 99.3 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.4 lekë...

Shteti Bektashi, Rama: Do jetë tek territori ku është Kryegjyshata, i ka apo jo 150 veta

Kryeministri Edi Rama tha sot se krijimi i shtetit Bektashi nuk do të sjell asnjë përçarje apo shpopullim. Sipas tij, krijimi i këtij entiteti...

Lajme të tjera

Web TV