Ngrirja e fondeve për institucionet shqiptare, reagon ambasada e SHBA-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një reagimi thotë se vendimi është marrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump për rivlerësimin dhe riorganizimin e ndihmës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Ambasada i referohet deklaratës për shtyp të Zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, të datës 26 janar.

Reagimi i ambasades amerikane për ndërprerjen e fondeve 

Ju referojme tek deklarata per shtyp e Zedheneses se Departamentit te Shtetit Tammy Bruce ne dt 26.  Me poshte gjeni variantin shqip te deklarates. Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump për Rivlerësimin dhe Riorganizimin e Ndihmës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Rubio ka pezulluar të gjithë ndihmën ndërkombëtare të SHBA të financuar nga ose përmes Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për shqyrtim. Ai po fillon një rishikim të të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare për të siguruar që ato të jenë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA nën agjendën Amerika e Para.

Presidenti Trump deklaroi qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të japin më verbërisht para që nuk sjellin asgjë për popullin amerikan. Rishikimi dhe riorganizimi i ndihmës ndërkombëtare në emër të taksapaguesve që punojnë fort nuk është thjesht gjëja e duhur për t’u bërë, por është një detyrim moral. Sekretari është krenar që mbron investimet e Amerikës me një rishikim të qëllimshëm dhe të kujdesshëm se si ne shpenzojmë dollarët e ndihmës ndërkombëtare jashtë vendit.

Mandati i popullit amerikan ishte i qartë – ne duhet të ripërqendrohemi në interesat kombëtare amerikane. Departamenti dhe USAID-i e marrin shumë seriozisht rolin e tyre si kujdestarë të dollarëve të taksapaguesve. Zbatimi i këtij Urdhri Ekzekutiv dhe drejtimi i Sekretarit e çojnë më tej këtë mision. Siç ka thënë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, “Çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë dhe çdo politikë që ndjekim duhet të justifikohet me përgjigjen për tri pyetje të thjeshta: A e bën Amerikën më të sigurt? A e bën Amerikën më të fortë? A e bën Amerikën më të begatë?”

Lexo edhe :  Rama: Zgjedhja e Donald Trump si presidenti i SHBA, një shans që Europa të zgjohet

Ju faleminderit!

Të fundit

Kosova 17 vjet shtet, Spiropali: Jemi dy gjysma që presim anëtarësimin në BE

Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, ka uruar ditën e sotme në hapje të seancës së Kuvendit, 17 vjetorin e pavarisë...

“Dumani zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë”Berisha tregon letrën e firmosur në SPAK

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij...

Pavarësia e Kosovës,flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin ‘Nënë Tereza

Kryeqyteti shqiptar ka marrë ngjyra festive në prag të përvjetorit të 17-të të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur. Kryeqyteti shqiptar ka marrë ngjyra festive...

Seanca plenare LIVE! Në Kuvend shqyrtohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Kuvendi zhvillon të hënën seancën plenare me të njëjtin rend të ditës të seancës së të enjtes së kaluar e cila u ndërpre nga...

Sekretari Rubio uron Kosovën: SHBA, krenare që ka mbështetur rrugëtimin e Kosovës

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë. Sipas Rubios, ky është një rast për të reflektuar mbi...

Lajme të tjera

Web TV