Balla: Vota juaj kundër ‘Paketës së maleve’ është gafë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Projekti i rehabilitimit Tiranë-Durrës dhe për linjën e aeroportit të Tiranës ishte një nga temat e rendit të ditës në Parlament.

Fjalën për mazhorancën e mbajti ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili akuzoi opozitën se është kundër zhvillimit dhe teknologjisë.

Ai kundërshtoi opozitën për pretendimet se po kalohen ligje me motive elektorale, duke thënë se Parlamenti duhet të jetë në punë, pavarësisht zgjedhjeve.

“Nuk kemi kohë për të humbur. Po çojmë përpara vizionin tonë Shqipëria 2030. Edhe pse jemi në prag fushate eketorale puna jonë këtu në Parlament është të vazhdojmë punën, për të qeverisur, për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë për qytetarët tanë, përfshi edhe nismën e Paketës së Maleve. Kundërshtia juaj për paketën e maleve është minimalisht një gafë. Paketa e maleve është mirëpritur nga diaspora. Shumë prej tyre janë gati ta shftrytëzojnë pronën e familjes për t’u rikthyer me vendin e tyre. Pse jeni kundër ju? Paketa e Maleve është mirëpritur nga vëllezërit tanë në Diasporë, sepse pronat e familjes së tyre ta shfrytëzojnë në Shqipëri. Tani pse ju jeni kundër. Po ju ka lënë Luli mbrapsht, do jenë 500 jo 100 leje. Do jenë edhe 5 mijë”, tha Balla për projektligjin e qeverisë që zhvillon turizmin malor.

Pika e dytë ishte çështja e marrëveshjeve për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe ajo e Rinasit për në aeroport. Edhe këtu Balla sulmoi PD-në, se pengon investimet dhe zhvillimin e vendit.

“Ka shqiptarë që duan të shkojnë me tren në Durrës dhe jo me autobus. Erdhi njëri këtu dikur dhe e anuloi se s’i pëlqen treni. Treni do bëhet dhe do jetë i standardeve europiane. Nuk do shkoni më me Benz në Rinas, por me tren. Çfarë probleme keni me trenin ju? Jeni parti që do mbaheni mend kundër zhvillimit dhe teknologjisë dhe që s’e mori vesh asnjëherë populli. Mbështesim projektin e hekurudhës dhe fondin për të me anë të partnerit serioz të BERZH-it. Ju votën do ta jepni sepse nuk jeni të gjithë kundër zhvillimit, se edhe ju do hipni në trenin që do realizohet fal kësaj marrëveshjeje. Se ishte njëri dikur që premtoi tramvajin. Ju nuk i doni trenat, ju mbani trenat tuaj, ne do vazhdojmë drejt rrugës Shqipëria 2030”, përfundoi ai duke ironizuar ish-kreun e PD-së dhe Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha./k.k

Të fundit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Fiorentina ul me “kembë në tokë” Interin, zikaltërit shkojnë në -3 pikë nga Napoli

Fiorentina tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i...

Lajme të tjera

Web TV