Gjykata e Apelit të Romës ka vendosur të mos pranojë kërkesat e 42 emigrantëve të huaj që janë vendosur në Gjadër për azil në Itali.
Emigrantët e paligjshëm duhet të qëndrojnë në Gjadër, teksa kanë 7 ditë kohë për të bërë rekurs ndaj vendimit të Apelit të Romës.
Kujtojmë se vetëm 44 nga 49 emigrantët e mbërritur në Shëngjin u akomoduan në Kampin e Gjadrit.
Të kthyerit në Itali, 4 janë minorenë e 2 me probleme shëndetësore. /e.t