Kanalizimet problematike përmbytin 300 banesa në Durrës, banorët: Situata e përsëritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 300 banesa u përmbytën në Durrës pas një rrebeshi shiu, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të kanalizimeve dhe pusetave. Banorët ankohen se situata është e përsëritur, ndërsa bashkia u premton atyre dëmshpërblim.

ur sistemin e kanalizimeve në qytet dhe vetëm pas rrebeshit pati angazhim në zhbllokimin e tyre. “Një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujërave të Larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve,” thuhet në një prej njoftimeve për shtyp të ministrisë.

Edhe në zonën e Shkozetit, përmbytja ka shkaktuar probleme të mëdha, ku në 60 banesa uji është futur brenda, ndërsa qindra të tjera janë rrethuar nga uji. Banorët ia vendosën fajin pusetave të bllokuara që nuk qenë në gjendje të tërhiqnin ujërat e shiut.

“Dy pusetat që ndodhen në anë të rrugës ishin të bllokuara dhe nga aty uji vërshoi duke marrë përpara gjithçka,” tha një banore e zonës.

Banorët thonë se ata janë mësuar me përmbytje dhe sa herë që ka rreshje me intensitet të madh,  marrin masat për t’i bërë ballë vetë situatës, por këtë herë nuk mundën.

“Dolëm që të vinim pompën që kemi blerë vetë 400 mijë lekë, por nuk arritëm që ta vinim në punë se uji mori përpara çdo gjë,” shtoi banorja.

Si pasojë e bllokimit të pusetave,  gjë e cila ndodh sa herë që ka rreshje shiu me intensitet të lartë, uji nisi të vërshojë nëpër rrugë thuajse në të gjithë Durrësin.  Situata u bë e vështirë në shumë lagje të qytetit, ku mjetet u vunë në vështirësi për të qarkulluar, ndërsa ecja e kalimtarëve në rrugë u bë e pamundur.

Lexo edhe :  PD rrezikon të dalë parti e 3-të! Berisha nuk u prit në Gjermani nga emigrantët

Uji hyri dhe në disa biznese që ndodhen në anë të rrugëve kryesore.

Për shkak të situatës së rënduar në terren u angazhuan forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë dhe po punojnë për largimin e ujit nga banesat.  Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.

Në njoftimin e saj, bashkia tha se situata u vu nën kontroll, ndërsa njoftoi se po mponitorohej sistemi i kanaleve kulluese dhe gjendjes funksionale të hidrovorëve dhe argjinaturat e lumenjve Erzen dhe Ishëm, digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve.

Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako premtoi se shumë shpejt do të nis puna për vlerësimin e dëmeve dhe se ato do t’i mbulonte buxheti i bashkisë.

“Dua të garantoj qytetarët e dëmtuar që do të bëjmë maksimumin për të bërë sa më shpejt vlerësimin e dëmeve në banesa dhe rimbursimin e tyre prej buxhetit të bashkisë”, u shpreh kryetarja Sako në një postim në faqen zyrtare të institucionit.

Për përfaqësuesit e opozitës, situata dhe përmbytja e së mërkurës është përgjegjësi e autoriteteve lokale që nuk kanë funksionuar si duhet.  “Situata e krijuar tregon edhe një herë që Bashkia dhe Kryetarja Sako kanë dështuar totalisht në menaxhimin e qytetit dhe që taksat e qytetarëve vetëm janë vjedhur dhe keqpërdorur,” u shpreh Partia Demokratike në Durrës në një njoftim për mediat./k.k

Të fundit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Fiorentina ul me “kembë në tokë” Interin, zikaltërit shkojnë në -3 pikë nga Napoli

Fiorentina tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i...

Lajme të tjera

Web TV