Kërkoi lirinë, gjykata merr vendimin për ish-kryebashkiakun Safet Gjici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili kërkoi lirinë me pretendimin se vuante nga probleme shëndetësore. Safet Gjici kishte kërkuar që pjesën tjetër të dënimit ta kryente në shtëpi. Por, Gjykata e Elbasanit nuk e ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit.

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të 2024 viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

“Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon në lidhje me seancën gjyqësore të Kërkesës Penale në Fazën e Ekzekutimit të paraqitur nga kërkuesi Safet Gjici me objekt “Zëvëndësim i Vuajtes së Dënimit me Qëndrim në Shtëpi”

Në seancë nuk u paraqit kërkuesi Safet Gjici, u paraqit mbrojtja përfaqësuar nga av. Markeljan Jança, u paraqit organi akuzёs me prokuror z. Ledian Tema, u paraqitën Ekspertët Mjekoligjorë. Shërbimi i Provës ka paraqitur aktin e ekspertimit. U paraqit përfaqësuesi ligjor i Institucionit të Vendimeve Penale Lushnje

Sot më datë 30.01.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga: Kryesues Gjyqtar znj. Suela Lika në përfundim të gjykimit, pasi dëgjoi palët në diskutimin përfundimtar me vendim Nr. 295 Vendimi të datës 30.01.2025 në zbatim të neneve 112, 379, 470 të Kodit të Procedures Penale dhe nenit 59/a e Kodit Penal vendosi:

Lexo edhe :  Me drogë dhe armë me vete, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe babi i tij!

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Safet Gjici,

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit Safet Gjici,
3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit”/kb

Të fundit

Vlorë, bashkia “fal” tokat për pallate

Në këshillin Bashkiak të Vlorës ka dështuar tentativa e tretë që dy firma private të përfitonin tokë shtetërore nëpërmjet...

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ do të vendosë kamera në vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka bërë me dije se vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat e vendvotimit për zgjedhjet parlamentare të 9...

FMN ngre alarmin për pensionet në vend/ Skema e tanishme duhet reformuar!

Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti alarmin për skemën e pensioneve në Shqipëri, nisur nga fenomeni nëndeklarimit të pagave. Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli shprehet në...

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me drejtuesit politikë, koordinatorët dhe kryetarët e degëve të PD-së, ku në qendër të diskutimeve...

Lamtumira e Anastasit/ Rama e Mitsotakis takim ‘kokë më kokë’ pas ceremonisë

Pas përfundimit të funeralit të Kryepiskopit Anastas, pati një takim kokë më kokë midis Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramës. Pas përfundimit të funeralit të Kryepiskopit...

Lajme të tjera

Web TV