Lamtumira e kryepeshkopit/ Përlotet Patriarku Ekumenik: Diplomat me aftësi të rralla!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shtylla e madhe e Kishës Orthodhokse në Shqipëri ka rënë. Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, ka ndërruar jetë pranë Zotit!  Kështu e nisi fjalimin e tij patriarku Ekumenik Vartholomeu gjatë Shërbesës së Varrimit Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit.

Patriarku Ekumenik tha se Anasatas me përkushtim dhe urtësi u bë një figurë e spikatur dhe e respektuar në Kishë dhe përmbushi një mision të lavdishëm kishtar dhe njerëzor dhe kujton përzgjedhjen e tij si patriark në Shqipëri.

Sigurisht, shërbesa e tij baritore nuk ishte pa furtuna! Ai e udhëhoqi Kishën nëpër rrugë të ngushta dhe përmes sfidave të mëdha, duke ecur shpeshherë në tehun e shpatës. Megjithatë, ai zotëronte hirin për të zgjedhur bashkëpunëtorët e duhur, për të hapur shtigje aty ku dukej se çdo rrugë ishte e mbyllur dhe për të gjetur burimet e nevojshme për ringjalljen e Kishës nga hiri. Kishat, manastiret, shkollat, Seminari Teologjik dhe Klerikal, spitalet dhe institucionet e tjera në shërbim të komunitetit janë vetëm disa nga arritjet e shumta të tij. Nga natyra ishte i ëmbël dhe i butë, i durueshëm aty ku duhej, por i patundur dhe i palëkundur aty ku interesi i Kishës e kërkonte. Si diplomat me aftësi të rralla, ai dinte të lëmonte gjembat, të shmangte konfliktet, të shëronte plagët, të formonte shpirtrat dhe të ndërtonte Kishën në përputhje me vullnetin hyjnor’

Patriarku tha se kisha mëmë do vijojë të mbështesë kishën autoqefale shqiptare dhe pasardhësin e kryepeshkopit Anastas.

Anastasi, si personalitet dhe si Kryepiskop, është padyshim i pazëvendësueshëm! Humbja e tij përbën një tronditje të thellë për Kishën lokale. Megjithatë, jemi të bindur se uratat e tij, së bashku me ndërmjetësimet e të gjithë shenjtorëve të Ilirisë, do të ndihmojë në zgjedhjen e pasardhësit më të denjë dhe të përshtatshëm për fronin e tij. Kisha mëmë, Patriarkana e Kostandinopojës, do ta përqafojë me dashuri Kryepiskopin e ri, kushdo qoftë ai, dhe do të qëndrojë gjithmonë pranë tij, e gatshme për ta mbështetur në çdo nevojë të Kishës Autoqefale të Shqipërisë

Lexo edhe :  Jetonin të vetmuar/ Detaje tragjike nga vdekja e dy vëllezërve të moshuar në Mallakastër

Gjatë fjalimit të lamtumirës për Anastas Janullatos, patriarku Ekumenik Vartholomeu u përlot.  /kb

Të fundit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Fiorentina ul me “kembë në tokë” Interin, zikaltërit shkojnë në -3 pikë nga Napoli

Fiorentina tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i...

Lajme të tjera

Web TV