Reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, temperaturat pësojnë rënie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat veriore dhe qendrore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim gradual të intensitetin të reshjeve në të gjithë territorin e vendit, por do të rikthehen sërish ngricat në akset rrugore në të gjithë zonën malore të Shqipërisë nga tenperaturat e ulëta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Gjatë orëve të paradites, republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje, ku më së shumti do të jenë reshje dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të dobësojë intensitetin e reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë intervale të shkurtra me kthjellime, por moti do të fillojë të ftohet. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 1 – 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale deri në 10°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.

Lexo edhe :  Lamtumira e fundit për Kryepiskopin Anastas, Kisha Ortodokse shpall 5 ditë zie

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut do të paraqitet nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente, më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV. Pjesa e dytë e ditës do të dobësojë dukshëm vranësirat dhe shirat në të gjithë territorin e MV, por si pasojë e temperaturave të ulëta do të ri-kthehen ngrica e theksuara;. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale deri në 10°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.

Evropa

Pothuajse i gjithë kontinentit europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante. Konkretisht, reshje të dendura shiu do të kenë gadishulli Apenin, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e Detit të Zi. Ndërsa reshje shiu e dëbore priten në; gadishullin e Ballkanit, pjesërisht Europën qendrore si edhe rajonin e Balltikut. Për sa i përket motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten gadishulli Iberik, ishujt britanikë si edhe vendet e Europës Lindore./kb

Të fundit

Papa: Kryepiskopi Anastas ‘ndihmoi në rizbulimin e besimit pas vitesh ateizmi’

Në ditën e varrimit të kryepiskopit ortodoks Anastas Janullatos, Papa Françesku, në një letër, që u lexua gjatë funeralit nga...

Balla propozon ndryshime në ligjin për nënshtetësinë shqiptare

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka propozuar ndryshime në ligjin për nënshtetësinë, për shqiptarët që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare...

Toyota kryeson shitjet globale të automjeteve për të pestin vit radhazi

Toyota Motor vazhdoi të kryesojë shitjet globale të automjeteve për të pestin vit radhazi, pavarësisht nga një rënie prej 3,7 për qind në njësitë...

Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

Kontributi i Shteteve të Bashkuara në Dhomat e Specializuara në Hagë kryesisht është i përqendruar në financimin e punonjësve të emëruar nga autoritetet shtetërore....

Stuhia Herminia ‘mbërthen’ Francën/ Përmbytje masive në vend, 3 rajone nën alarmin e kuq

Franca është përfshirë nga stuhia Herminia e cila ka sjellë pasojat e para në territorin francez. Sipas autoriteteve, tre rajone janë ende nën alarmin e...

Lajme të tjera

Web TV