SHBA/ Avioni përplaset me helikopterin ushtarak e bien në lumë, raportohet për të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aeroplan me 64 persona në bord u rrëzua në një lumë në Uashington DC pasi u përplas në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane me tre persona në bord. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por CBS News, e cila citon një zyrtar, raporton se të paktën 18 trupa janë gjetur më tani në lumë.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuar në zonën e rrëzimit, ndërsa avioni është copëtuar në ujërat e ftohta të lumit Potomac. Sipas Administratës Federale të Aviacionit, avioni i pasagjerëve ishte nisur nga Wichita, Kansas dhe po përgatitej të ulej në aeroportin e kryeqytetit amerikan.

Helikopteri ishte në një fluturim stërvitor me një ekuipazh prej tre personash, me bazë në Fort Belvoir në Virxhinia. Ende nuk dihen shkaqet e tragjedisë, një gabim njerëzor apo teknik, por FBI ka përjashtuar mundësinë për akt terrorist./kb

Të fundit

Si do të duken smartfonët tanë në vitin 2025?

Nga bateritë e silikonit tek ekranet e trefishtë e deri te inteligjenca artificiale e personalizuar, këtu janë disa nga...

Në garë për Shtëpinë e Bardhë apo për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri?

Të paktën këtë përshtypje të jep lidershipi i PD-së, nëse i referohesh takimeve që po zhvillojnë ata që duhet të jenë në krye të...

Nëse ka rënë non grata e Berishës, ka rënë edhe për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon

Nga Ylli Pata Komunikimi i njerëzve të afërt të Sali Berishës për çështjen e Non Gratës këto ditë, është sa patetik, aq edhe nivel i...

Një nga plazhet më të famshme në botë nuk është më i aksesueshëm nga toka

Plazhi i famshëm i Kuq në Santorini u mbyll për shkak të rrëshqitjes së dheut të ndodhur dy ditë më parë për shkak të...

Dy bonuse për pensionistët, sa do të përfitojnë këtë muaj

Kryeministri Edi Rama u shpreh se bonuset për pensionistët do të vazhdojnë dhe ata do të marrin pjesë në shpërndarjen e fryteve të rritjes...

Lajme të tjera

Web TV