SPAK çon në gjyq për korrupsion punonjësin e Kadastrës Fier dhe 2 persona të tjerë(EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme dërgoi sot për proces në GJKKO dosjen me 3 të pandehur për korrupsion, mes tyre edhe një punonjës i Kadastrës së Fierit (ASHK).

SPAK njoftoi sot (30 Janar) mbylljen e procesit hetimor të nisur prej vitit të kaluar, teksa do pritet seanca paraprake për kalimin ose jo të dosjes për gjykim në themel.

Bëhet fjalë për një rast ryshfeti me vlerë 2 mijë euro që dy të pandehurit e tjerë të dosjes, Ardjan Kumaraku dhe Afërdita Vidhi, i kanë dhënë aktualisht ish-punonjësit Endri Ngresi, me qëllim legalizimin e banesës dhe pajisjen me dokumentet përkatëse.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.17 të vitit 2024 dhe ka dorëzuar në Gjykatën Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të 3 të pandehurve:

-Endri Ngresi, punonjës i ASHK Fier, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.

-Ardjan Kumanaku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.

-Afërdita Vidhi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal. 

Në përfundim të hetimeve ka rezultuar se e pandehura Afërdita Vidhi në bashkëpunim me të pandehurin Ardjan Kumanaku i kanë dhënë një shumë monetare në vlerën 2000 (dy mijë) euro të pandehurit, Endri Ngresi, i cili ka qenë punonjës pranë ASHK-së Fier, me qëllim pajisjen me dokumente legalizimi të shtëpisë së saj në Fier“./e.t

Lexo edhe :  Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Kukësit, ja kush e zëvendëson (EMRI)

 

Të fundit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Fiorentina ul me “kembë në tokë” Interin, zikaltërit shkojnë në -3 pikë nga Napoli

Fiorentina tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i...

Lajme të tjera

Web TV