Trump “rikthen” Guantanamon: Kriminelët më të këqij “do t’i degdisim” në Kubë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka kaluar vetëm pak më shumë se një javë nga marrja e detyrës, dhe Donald Trump e “shkundi” vendin me urdhrat e tij ekzekutivë.

Presidenti i SHBA-së njoftoi së fundi se administrata e tij planifikon të dërgojë “kriminelët e huaj më të këqinj” në një qendër burgimi në Gjirin e Guantanamos, në Kubë. Edhe pse ka premtuar se do të rrisë në mënyrë drastike dëbimet, Trumpi duket është në të njëjtën kohë i ndërgjegjshëm se për disa individë mund të mos jetë e sigurtë që do të rrinë në vendet e origjinës.

“Disa prej tyre janë aq të këqij sa nuk kemi besim që t’ua lëmë në dorë vendeve sepse nuk i duam përsëri këtu, ndaj do t’i dërgoj në Guantanamo. Do të udhëzoj zyrtarët federalë të bëjnë gati qendrat në Kubë për të pritur emigrantët që kanë kryer krime. Kemi 30,000 shtretër në Guantanamo për të burgosur kriminelët e huaj më të këqij që kërcënojnë popullin amerikan.”-u shpreh Trump.

Shtëpia e Bardhë njoftoi pak më vonë se Trump firmosi një memorandum presidencial për Guantanamon. Grupet e të drejtave të emigrantëve shprehën shqetësim, duke kujtuar se “historia abuzive e Gjirit të Guantanamos flet vetë dhe është e qartë që do të vërë në rrezik shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve”.

Baza ushtarake amerikane në Gjirin e Guantanamos, në Kubë, është përdorur për të burgosurit që janë dënuar në kuadër të luftës së Shteteve të Bashkuara kundër terrorrizmit. Ish presidenti Barak Obama kishte insistuar për mbylljen e burgut ushtarak të Guantanamos me argumentin se ky objekt “nuk i shërben sigurisë kombëtare të vendit, por e dëmton atë”./k.k

Të fundit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Fiorentina ul me “kembë në tokë” Interin, zikaltërit shkojnë në -3 pikë nga Napoli

Fiorentina tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i...

Lajme të tjera

Web TV