Lezha pa energji prej orës 23:00 të ditës së djeshme. Ndërprerja ka ardhur për shkak të një remonti që po kryhet në nënstacionin elektrik dhe e gjitha zona ka pasur stakim të energjisë.
Ishte paralajmëruar se energjia do të kthehej në orën 5:30 minuta, por OSHEE ka bërë të ditur se vazhdon puna për ndryshimin e dy transformatorëve në nënstacionin elektrik dhe për momentin është rilidhur Shëngjini dhe brenda orës 10 do të rilidhet e gjitha zona e Lezhës.
Një situatë e tillë ka zënë të papërgatitur familjarë, biznese dhe institucione. Situatën e ka vështirësuar edhe më shumë mungesa e ujit të pijshëm./kb