Pastrim parash dhe kontrabandë bizhuterish, GJKKO merr vendimet për grupin e akuzuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi ka shpallur vendimin për të dyshuarit për kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.

Këta persona dyshohet se kanë sjellë në vendin tonë bizhuteri luksoze që dyshohet se janë vjedhur në Francë dhe shitur në vendin tonë. Siç raporton Anila Hoxha, mes të dyshuarve është Sokol Idrizi ish-shoferi i Ardi Veliut.

Gjykata e Posaçme ka vendosur dënimin e:

-Agustin Mesulit  11 vite burg me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj burg

-Altin Doda  11 vite burg me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj

-Sokol Idrizaj  8 vite burg me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj burg

-Elda Idrizaj   8 vite burg me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj burg

-Florian Baku 11 vite burg me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj

-Egi Idrizaj  7 vite burg me gjykim të shkurtuar 4 vite e 7 muaj për shkak të fëmijës pezullim i dënimit me burg

-Bora Idrizaj 2 vite burg i konvertohet në shërbim prove

-Vangjush Kashari pafajësi akuzohej për fshehje e të ardhurave

-Tomor Baruti  2 vite burg i konvertohet në shërbim prove

Ata dyshohen se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti  francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes një argjendarie argjendarisë në Tiranë. Po ashtu edhe nëpërmjet faqeve online./k.k

Të fundit

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në...

Katër ankesat më të shpeshta që gratë kanë për burrat e tyre

Studimet kanë treguar se ankesat që burrat dhe gratë ndajnë me këshilltarin ose psikoterapistin e tyre të martesës ndryshojnë sipas gjinisë. Por cilat janë ankesat më të zakonshme...

Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve, janë këto shkeljet që Inspektorati i Punës ka konstatuar gjatë vitit 2024. Janë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Lajme të tjera

Web TV