Shpërndanin kanabis në kryeqytet, 3 të arrestuar, droga u gjet në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë kontrolleve të shtuara për goditjen e veprimtarisë kriminale, Policia e Tiranës arrestoi 3 shtetas të cilët ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Policia e Tranës arrestoi në flagrancë shtetasit G. Xh., 49 vjeç, G. R., 26 vjeç dhe J. C., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G. Xh., 49 vjeç, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi farash të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Ndërsa shtetasve G. R., 26 vjeç dhe J. C., 34 vjeç iu gjet gjatë kontrollit fizik një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Policia sekuestroi sasinë e kokainës dhe fara kanabisi.

 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Kontrolle të shtuara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen sasi kokaine, sasi kanabisi dhe fara kanabisi. Vihen në pranga 3 shtetas.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve që shesin lëndë narkotike apo i mbajnë ato në banesë, bazuar dhe në inteligjencën policore, u kapën dhe u vunë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, 2 shtetas, konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin G. Xh., 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi farash të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi G. R., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabid, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Lexo edhe :  Shkencëtarët zbulojnë një çarje në koren e Tokës që po fillon të krijohet nën Turqi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë  shtetasin J. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./k.k

Të fundit

Shkodër/ Kishin humbur në Malin e Taraboshit, FNSH gjen turistët pas dy orë kërkimi

Dy turistët, njëri nga Kosova dhe tjetra shtetase nga Gjermania, kishin humbur kontaktin gjatë udhëtimit në Malin e Taraboshit....

“Kam kryer marrëdhënie me 500 femra”, Jozi bën “lëmsh” banorët, ja si reagoi Loredana

Një sfidë e re ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother Vip! Banorëve u është kërkuar që të bëjnë një lojë, ku secili do të...

Gjendet i vdekur në oborrin e banesës 62-vjeçari/ Trupi i pajetë u gjet nga familjarët

Një 62 vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij në fshatin Çiflig të Korçës. Burime bëjnë me dije se 62 vjeçari...

Delfini i Ramës? Endri Shabani: Mos dëgjoni Berishën

Drejtuesi i Nismës Thurje Endri Shabani i përgjigjet zërave që thonë se është delfini i Ramës. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku...

Marrëveshja Rama-Meloni/ Apeli i Romës vendos që emigrantët Gjadër të kthehen në Itali

Për herë të tretë, Gjykata e Apelit e Romës ka vendosur të mos konfirmojë ndalimin e disa prej 43 migrantëve të mbajtur në qendrat...

Lajme të tjera

Web TV