Në të 22-tën, ekipi i Brdaric fiton penallti pas një kontakti Dodaj-Tafas. Nga pika e bardhë nuk fal Balaj, i cili dërgon topin pas shpinës së portierit.
Me epërsinë e dy golave mbyllet pjesa e parë. Në fillimin e fraksionit të dytë, Vllaznia thelloi shifrat me një gol mjaft të bukur të Dodaj.
Beshiraj shkurtoi diferencat me një goditje tokazi, duke ndezur shpresën vendase, por vetëm përkohësisht, pasi fati i takimit nuk ndryshoi deri në fund.
Me këtë rezultat, Vllaznia renditet në vendin e dytë me 40 pikë dhe në ndeshjen e radhës do të përballet me Bylis. Teuta e vendit të 8-të ka 23 pikë dhe do të sfidojë Dinamon.
3 ndeshjet e tjera të kësaj jave luhen të shtunën./k.k
Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi ka shpallur vendimin për të dyshuarit për kontrabandë mallrash,...
Bitcoin është një kriptovalutë dhe një sistem pagese në mbarë botën. Eshtë monedha e parë dixhitale e decentralizuar, pasi sistemi funksionon pa një bankë qendrore...