Virozat dëmtojnë zemrën/ Mjekët: Mund të shkaktojnë miokardit. Kujdes të sëmurët kronikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gripi dhe viruset e tjera në qarkullim mund të shfaqin probleme dhe me zemrën. Nëse viroza ju zgjat më  shumë se dy javë, shoqërohet me vështirësi në frymëmmarrje dhe ritëm të çrregullt kardiak  mjekët sugjerojnë një  konsultë me specialistin.

“Virozat mund të ndikojë tek ritmi, mund të ndikojë tek tensioni, mund të prekë muskulin e zemrës ose cipat e zemrës duke krijuar qoftë miokardit, ulje në funksionin e zemrës ose perikardit  ujë rreth zemrës dhe shoqërohet me dhimbje gjoksi të ngjashme me infarktin”, tha mjeku kardiolog Edjon Hajro.

Në qoftë se këto viroza zgjasin mbi dy javë, shfaqen me rrahje të shpejta ose të çrregullta, dispne të vazhdueshme që zgjat, është e këshillueshem një konsultë me mjekun kardiolog, një ekg dhe një eko kardiake.

Këtë periudhë me intensitet të lartë  të  virozave në qarkullim  kujdes më  të shtuar mjekët iu këshillojnë të  sëmurëve kronikë.

“Nëse po kalon një virozë duhet bërë një rirregullim i terapisë ekzistuese qoftë për insuficiencën kardiake, tensionin apo aritminë”. 

Në këtë periudhë janë viroza që zgjasin shumë, qoftë dhe moshat e reja, por sidomos pacientët që kanë një sëmundje zemre, kur kalojnë një virozë dhe kanë vlera të larta qoftë në tension apo ritëm, atyre që iu zgjasin shumë simptomat, marrja e frymës, dhimbja e gjoksit, patjetër një kontroll kardiak.

Problemet me ritmin e zemrës, vlerat e larta të tensionit të gjakut  dhe me rrallë rastet e insuficiencës kardiake  janë  shqetësimet më të shpeshta për të cilat akualisht pacientët po kërkojnë ndihmën mjekëve kardiologë./k.k

Të fundit

“Bum shitjesh”, çfarë u shit dhe u ble më shumë gjatë vitit të shkuar?

Dyqanet e lagjeve, supermarketet, baret e restorantet dhe veçanërisht pikat e karburante e shitën më shumë produkte fund-vitin e...

Balluku nga Murrizi: Nesër hapet Rruga e Arbrit, vepra më e madhe e verilindjes

Ministria e infrastrukturës Belinda Balluku në një postim në rrjetin social Facebook lajmëron hapjen e rrugës së Arbrit të cilën e etiketon si veprën...

Adrola dhe Capital T shijojnë pushimet në vendin tropikal

Capital T dhe Adrola Dushi tashmë që prej ditëlindjes së artistit u kuptua që dyshja e famshme janë në një lidhje. Prej vitesh ata janë...

Xheneta futet sonte në Big Brother VIP, përballja me Gjestin dhe pikëpyetja për Eglin

Pas daljes si e dyta në Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është përfolur vazhdimisht për një hyrje të mundshme në Big Brother VIP...

Dueli i listave: Kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?

Nga Ylli Pata Përballja e skuadrave politike që do të garojnë më 11 maj është esenca e luftës politike të palëve ndrluftuese elektoralisht. Partia Socialiste e...

Lajme të tjera

Web TV