A do t’i hetojë SPAK krimet zgjedhore?/ Çollaku:Thembra e Akilit, financimi i partive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Basir Çollaku e sheh si propagandë Task Forcën që u prezantua nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion për të hetuar krimet zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme të 11 majit.

Në studion e Off the Record, analisti u shpreh se SPAK shpesh herë është ankuar për mungesë burimesh njerëzore, teksa shtoi se janë të njëjtët prokurorë që më herët nuk kanë përfunduar hetimet për krimet zgjedhore.

“Shoh pak propagandë nga SPAK. Ka gjëra që çalojnë. SPAK është ankuar shpesh herë për mungesë burimesh njerëzore për shkak të ngarkesës. Të nxjerrësh prokurorët në terren, ata janë vetëm 20. Financimi i partive është thembra e Akilit ku duhet të insistojnë prokurorët. Janë ato që bëjnë pis zgjedhjet. Këta prokurorë kanë qenë dhe te krimet e rënda. A është hetuar krimi zgjedhor më parë. Ka pasur kallëzime nga opozita dhe më herët. Kujtoj rastin e Durrësit, kur prokurorët shkuan në varreza për të identifikuar dy komisionerë. Kemi dosjen e Dibrës… shumë nga të dyshuarit nuk janë thirrur për të dëshmuar”, tha Basir Çollaku për gazetarin Andrea Danglli./E.T

Të fundit

New York Times: Shqipëria, nga një shtet i izoluar, në destinacionin më të ri të Europës

Prestigjiozja amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike, ku veçon plazhet e pastra, historinë dhe...

Erion Braçe ndan pamjet: Dikush po përndjek një mjeke, ku është policia?

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht një rast përndjekjeje ndaj një mjekeje dhe pacientëve të saj në Tiranë. Përmes një videoje të ndarë në...

Meta provon sërish në Apel: Nuk intimidoj dëshmitarë

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ritrokitur në Apelin e Posaçme me një kërkesë për lirim nga burgu, ku qëndron prej tetorit të vitit...

“Uli Hoeness fut hundët te Bayern, e ka bërë gjithmonë”

Legjenda e Bayern, Hermann Gerland, i cili ka punuar për dekada në role të ndryshme në klub, ka dhënë larg e larg një kritikë...

Sa para kanë dërguar emigrantët e Kosovës për familjet? Zbulohet shifra

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV