Arrestimet e ish-ministrave nga SPAK, Rama: Ata që ishin deri një karrige larg nga unë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama, u ndal dhe te Reforma në Drejtësi.

Sipas Ramës, kjo reformë, u bë për t’u dhënë shqiptarëve shansin real të ndërtimit të një shteti. Ai përmendi dhe arrestimet e ish-ministrave kryebashkiakëve të Partisë Socialiste nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

“Ata mund t’ju thonë se jemi një çetë hajdutësh, sepse ky dhe ai që deri dje ishin me ne, madje edhe një karrige më tutje nga unë, janë sot në duart e drejtësisë apo janë në kërkim nga drejtësia, por ju do t’i thoni vetes dhe të tjerëve se po të mos ishim ne socialistët që përdorëm pushtetin tonë për t’i dhënë pavarësinë drejtësisë, sot nuk do të kishte asnjë njeri të pushtetit të sotëm dhe të djeshëm para drejtësisë siç nuk pati që prej vitit 1912, kur ne bëmë Reformën në Drejtësi. Reformën në Drejtësi ne e bëmë siç e thamë jo për të luftuar kundërshtarët, por për t’u dhënë për herë të parë në histori shqiptarëve shansin real të ndërtimit të një shteti”, u shpreh Rama./k.k

Të fundit

Sofër në vend të zyrës, “shqiptari në parlament” kërkon votat në Prizren

Një formë e veçantë e të bërit fishatë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen në 9...

“Klasikja” moderne e Championsit, statistikat e përballjes Real Madrid-Manchester City

Goglat e kanë dhënë verdiktin e tyre. Reali i Madridit do të përballet me Manchester Cityn në “play off” në Ligën e Kampioneve, duke...

Protesta para Bashkisë/ Policia procedon Belind Këlliçin, Tedi Blushin dhe Klevis Balliun

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë organizatorët e protestës së opozitës dje para Bashkisë së Tiranës. Grumbullimi i qytetarëve solli bllokimin...

Rama të rinjve: Mos digjni votën. Qeveria e PS do të anëtarësojë vendin në BE

Partia Socialiste mbajti Kuvendin e Kongresin Rinor, me qindra të rinj nga Shqipëria të cilët mbushën sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Stafetën e...

Bashkia rrit me 10 lekë biletën urbane, nuk ofroheshin operatorë të rinj!

Qytetarët e Korçës që përdorin transportin urban tashmë do të paguajnë 10 lekë më shumë për biletën. Këshilli bashkiak i qytetit në mbledhjen e...

Lajme të tjera

Web TV