Dhunonte partneren dhe shpërndante video intime, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Rimini të Italisë.

Ai akuzohet për dhunë seksuale, plagosje, rrëmbim, zhvatje, përndjekje dhe shpërndarje të videove seksuale të partneres së tij, pasi e filmonte për persona të tjerë.

Mediat italiane raportojnë se partnerja e shqiptarit kishte denoncuar disa ditë më parë në komisariat, duke treguar mavijosje të dukshme në fytyrë, si dhe një frakturë të gojës me dhëmb të thyer, duke deklaruar se ishte sulmuar nga partneri i saj.

Gruaja, e cila synonte të largohej nga ai për shkak të dhunës së mëparshme dhe konsumimit të tepërt të lëndëve narkotike nga i dyshuari, kishte pranuar t’i përgjigjej thirrjes së tij për një takim në një hotel pas disa ditësh diskutimesh. Por, aty nisi tortura e vërtetë.

Për disa orë, ai e mbajti të mbyllur, duke e penguar të largohej dhe të kërkonte ndihmë, duke e detyruar të kryente marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Hetimet kanë zbuluar se ajo ishte nën dhunën e vazhdueshme të partnerit të saj dhe se i ishin grabitur deri në 20 mijë euro./e.t

Të fundit

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte....

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Historia e Kanadasë me SHBA-në dhe tarifat doganore mes tyre

Kanada ka qenë historikisht një aleate e fortë e SHBA-së dhe një marrëveshje e tregtisë së lirë është në fuqi mes tye që nga viti...

“Gjërat Tona”/ Shqiptarët e Kolumbisë – “Karteli Ballkanik”

Tregtia e paligjshme globale e drogës, qarkullon miliarda dollarë në vit. Dhe kjo nuk ka ndryshuar për vite me radhë. Periudha që njihet botërisht si...

Lajme të tjera

Web TV