3 Shkurt 1924/ Woodrow Wilson, ndahet nga jeta presidenti amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Woodrow Wilson, presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara, vdes në Uashington në moshën

67 vjeçare. Në vitin 1912, kur guvernatori i Nju Xhersit u zgjodh president, sfida parë e mandatit të tij ishte shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, dhe përpjekjet për të arritur paqen, duke e ruajtur neutralitetin e SHBA-së.

Në vitin 1916, ai u rizgjodh president në fundin e një gare të ngushtë kundër republikanit Charles Evans Hughes. Në vitin 1917, rifillimi i luftës së nëndetëseve gjermane kundër anijeve neutrale amerikane dhe “Shënimi i Zimmerman”, që zbuloi propozimin e aleance të fshehtë nga Gjermania për Meksikën, e detyroi Ëilson t’i kërkojë Senatit dhe Kongresit hyrjen e SHBA-së në luftë.

Në fund të luftës, presidenti Wilson udhëtoi në Francë, ku drejtoi delegacionin amerikan në Konferencën e Paqes, duke kërkuar një përfundim zyrtar të konfliktit. Në Versajë, Wilson ishte i vetmi udhëheqës aleat, i cili parashikoi vështirësitë e ardhshme që mund të lindnin, nga imponimi i kushteve ndëshkuese të paqes ndaj një Gjermanie të rrenuar ekonomikisht.

Ai mbështeti gjithashtu krijimin e Lidhjes së Kombeve, si një mekanizsëm për të ruajtur paqen në botën e pasluftës. Në vjeshtën e vitit 1919, gjatë fushatës që po zhvillonte anembanë Shteteve të Bashkuara për miratimin e Traktatin e Versajës dhe ngritjen e Lidhjes së Kombeve, Wilson pësoi një goditje të rëndë celebrale, që e paralizoi në anën e majtë dhe i shkaktoi dëme të konsiderueshme të trurit.

Gjatë vitit të tij të fundit në detyrë, ka dëshmi se bashkëshortja e tij e dytë, Edith Bolling Galt Wilson, mund të ketë shërbyer de fakto si një president në emër të presidentit që dergjej pjesën më të madhe të kohës në shtrat, dhe që komunikonte me administratën kryesisht nëpërmjet saj.

Lexo edhe :  Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Kalendar

3 Shkurt 1377 – Më shumë se 2.000 njerëz masakrohen nga Condottieri (forcat e armatosura papale) në qytetin italian të Çezenës.

3 Shkurt 1509 – Marina portugeze, mposht e vetme një flotë të përbashkët të Perandorisë Osmane, Republikës së Venecias, Sulltanit të Gujaratit , Sulltanatit Mamluk të Egjiptit, Zamorinit të Kalkutës dhe Republikës së Raguzës në Betejën e Diut në Indi.

3 Shkurt 1830 – Protokolli i Londrës i vitit 1830, vendos pavarësinë e plotë dhe konfirmon sovranitetin e Greqisë nga Perandoria Osmane, si rezultati përfundimtar i Luftës së Pavarësisë Greke.

3 Shkurt 1958 – Themelimi i Bashkimit Ekonomik të vendeve të Beneluksit (Belgjikë, Holandë, Luskemburg), hedh bazat e krijimit të Komunitet Ekonomik Evropian më vonë.

3 Shkurt 1960 – Kryeministri britanik, Harold Macmillan, flet për “një erë ndryshimi”, duke sinjalizuar se qeveria e tij ka gjasa të mbështesë procesin e dekolonializmit.

3 Shkurt 1998 – Një pilot ushtarak amerikan shkakton vdekjen e 20 personave, kur avioni i tij që fluturonte ulët, këput kabllon e një teleferiku pranë Trentos në Itali.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV