Sot është 63 vjeç, por thotë se punën për të shpëtuar jetë njerëzish e bën si në ditën e parë. Të jesh zjarrfikës sipas Saki Sheshit nuk mund të mos kesh të njëjtin përkushtim sa herë alarmi jepet.
Ishte vetëm 23 vjeç kur nisi të përballej me flakët, e pas 41 vitesh pranë shërbimit zjarrfikës në Tiranë, ai kujton me entuziazëm ngjarjet kur ia ka dalë të shpëtojë jetë njeriu.
Por sfidat në këtë profesion janë aty dhe fatkeqësisht jo gjithmonë kapërcehen.
Pensioni do ta gjejë si zjarrfikës, dhe nga ana tjetër shpreh keqardhje që moshat e reja nuk e zgjedhin sa duhet këtë profesion sakrifice për atë që ndodhet në vështirësi deri në rrezik jete. Megjithatë për ata të rinj që mendojnë si mundësi angazhimin në këtë shërbim komandanti ka dy porosi.
Jo vetëm vera e nxehtë e emergjencave me pyjet që digjen, por edhe dimri me apartamente që marrin flakë të kujtojnë se rreziku është gjithnjë aty, qoftë dhe nga një pakujdesi e rimbushjes së gazit apo nga lidhjet jocilësore të linjave elektrike.
Vetëm gjatë janarit kemi pasur disa raste ku është dashur ndërhyrja emergjente e reparteve zjarrfikëse në Tiranë, por edhe zona të tjera të vendit./E.T