Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Sali Berisha drejtimin politik të fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ua ka besuar figurave të sprovuara në Partinë Demokratike, kryesisht të vjetërve apo dhe të rinjve, që në shumicë dërrmuese, në zgjedhjet e tyre të fundit kanë pësuar humbje.

Nga viti 2021 kohë kur Partia Demokratike drejtohej nga Lulzim Basha deri në vitin 2025, kanë kaluar të paktën 3 palë zgjedhje, dhe drejtimi i qarqeve ka ndryshuar vazhdimisht, por fytyrat ngelen të njëjta.
Në 2021, Lulzim Basha ua besoi Tiranën, 8 drejtuesve politikë, ku shumicën e degëve i drejtonte Belind Këlliçi. Partia Demokratike i humbi ato zgjedhje.
Por në 2023, përveçse kandidat për kryebashkiak, Këlliçi ishte dhe drejtues politik, bashkë me 4 të tjerë, dhe i shkaktoi Partisë Demokratike një humbje të thellë më diferencë ndaj Partisë Socialiste.

Pavarësisht kësaj, Berisha tashmë i ka besuar gjithë qarkun, vetëm Belind Këlliçit, i cili të vetmen fitore personale ka 11 mijë e 601 votat preferenciale që mori në 2021 në Tiranë, duke thyer herësin edhe pse në listë të mbyllur.

Në Durrës, në 2021, Partia Demokratike drejtohej nga Edi Paloka, i cili i humbi zgjedhjet. Në 2023, vendin e tij e mori Oerd Bylykbashi, i cili humbi të gjitha bashkitë, por po në 2025 ai do të jetë sërish drejtes politik për qarkun.

Në Elbasan, Gazment Bardhi udhëhoqi zgjedhjet e 2021, në një humbje për Partinë Demokratike. Më pas aty shkoi Flamur Noka, i cili humbi të gjitha bashkitë në 2023 dhe tashmë drejtimin e ka marrë Tomor Alizoti.

Në 2021, ishte Alizoti që pësoi humbjen e thellë 5-2 në qarkun e Beratit, por atij iu besua sërish qarku, me një tjetër humbje në të gjitha bashkitë në 2023, kurse tani Berisha ka vendosur tia besojë Enno Bozdos, besnik i tij, por i paprovuar në drejtim politik.

Fieri, do të jetë nën drejtimin e Gazment Bardhit, i cili nga humbja e Elbasanit para 4 vitesh, vjen në një qark ku Partia Demokratike në 2021 vertet humbi si cdo here, por rikuperoi nje mandat, nen drejtimin e enlekejd alibeajt qe sot eshte ne nje parti tjeter.

Vlora dhe Gjirokastra mbeten kështjellat e Bujar Leskajt e Tritan Shehut. Në 2021, të dy humbën zgjedhjet me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës. Në 2023, arritën të fitojnë nga 1 bashki të vogël, Himarën e Memaliajn, duke humbur të gjitha të tjerat. Por të dyja bashkitë ishin më shumë meritë e dy individëve që kandiduan, Beleri dhe Kapllanaj sesa e PD. Ndërkohë që PD humbi në garën e re për Himarën, ndërsa Kapllanaj do kandidojë për Partinë Djathtas te Alibeajt. Në Korçë, Berisha ka spostuar Edmond Spahon, pas dy humbjeve të tij në zgjedhjet e 2021 dhe 2023. Deputeti demokrat nuk i beson më ish-nënkryetarit të Lulzim Bashës, por ka caktuar Ivi Kason, i paprovuar më herët.

Në Veri, drejtimi politik i qarqeve ka ndryshuar disa herë. Lezha, në 2021 ishte në drejtimin e Mark Markut, në 2023 kaloi në duart e të rikthyerës Jozefina Topalli, e cila arriti të marrë dy bashki, Mirditën e Fushë-Arrëzin, por humbi Lezhën e Kurbinin. Tani, drejtimi politik është në duart e Agron Gjekmarkajt, deputetit të qarkut, i paprovuar më herët në drejtim politik, kurse Jozefina Topallit i është besuar Diaspora.

Lexo edhe :  Vijojnë eksportet në tregjet evropiane/ Balluku inspekton pikën e grumbullimit në Lushnjë

Dibra, Xhelal Mziu arriti të fitojë me rezultat të ngushtë zgjedhjet në 2021, por në 2023, për shkak të distancimit të tij nga Berisha, doktori aty caktoi Çlirim Gjatën, që humbi të gjitha bashkitë. Tani Berisha ka rikthyer Mziun, me shpresën se do të përsërisë fitoren e 4 viteve më parë. E njëjta situatë edhe në Kukës, Flamur Hoxha në 2021 fitoi zgjedhjet parlamentare, por për shkak të distancimit të tij, Berisha caktoi aty deputetin e Tropojës, Isuf Çela që humbi 2 nga 3 bashkitë. Tani i rikthyeri Flamur Hoxha, do të tentojë të përsërisë suksesin e 4 viteve më parë.

Shkodra është qendra më e destabilizuar e Partisë Demokratike. Në 2021, Helidon Bushati, prurja e Lulzim Bashës, fitoi zgjedhjet, por me një rezultat që nuk i la shije të mirë kupolës. Në 2022, Berisha riktheu aty pas shumë vitesh, Arben Imami që në zgjedhjet e pjesshme locale, fitoi Bashkinë e Shkodrës me Bardh Spahinë. Imami u distancua më pas, dhe drejtimi politik i mbeti Bardh Spahisë që si kryebashkiak demokrat humbi për herë të parë Shkodrën në 30 vite.

Tani, Berisha i ka besuar drejtimin Luçiano Boçit, që vjen nga një humbje si kandidat për kryebashkiak në Elbasan në zgjedhjet e 2023. E vetmja risi është Kavaja, ku pas Grida Dumës në 2021 e cila humbi zgjedhjet, në 2023 drejtimin e mori Ervin Salianji që bashkë me kandidatin Fisnik Qosja fituan Bashkinë. Tani, me rënien e tij në burg, drejtimi i ka mbetur Qoses, kryebashkiakut aktual të Kavajës.

Edhe në drejtim kombëtar Partia Demokratike rezulton me bilanc humbës. Ndërsa në 2021, drejtimin e fushatës e kishte Alfred Rushaj, kurse në 2023, Berisha nuk ia besoi askujt veç vetes, në 2025 dy drejtuesit kryesorë do të jenë Flamur Noka dhe Edi Paloka, i pari që vjen nga një humbje në Elbasan dhe i dyti nga dy humbje në Durrës e Tiranë.

Bazuar te kjo performancë, Berisha u beson figurave kryesore të cilat që pas shpalljes non-grata iu bashkuan menjëherë atij, duke u besuar qarqet kryesore nga Shkodra në Tiranë, Durrës, Elbasan e Vlorë, pavarësisht se vijnë me humbje, ndërsa rikthen fituesit vetëm në Kukës e Dibër.

Nga gjithë këto lëvizje, kuptohet qartë strategjia elektorale që ka Sali Berisha. Megjithëse ai reklamoj fitoren, duket se për të më rëndësi ka që të mos humbë më thellë se në 2023. Dhe çka është më e rendesishmja, ai dukshëm kërkon që në parlament të futen ata që kanë treguar të vetmen aftësi që atij i duhet më shumë; jo votat, por besnikërinë personale ndaj tij./    S,M

Të fundit

E shpalli ‘non grata’, Berishës nuk i del inati me Blinken

Ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i del inati me ish sekretarin e Shtetit në SHBA, Antony Blinken, i cili e...

Leopardi Arab në Rrezik: Event i Veçantë për Ndërgjegjësim në Kopshtin Zoologjik

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur se leopardi arab është në rrezik zhdukjeje, duke e futur këtë specie të rrallë në listën e...

Çfarë do të ndodhë me jetën pas daljes në pension?

Pensioni është një moment paradoksal që është i mirëpritur në të njëjtën kohë si një arritje e madhe dhe një humbje e madhe. Pikërisht...

Zgjedhjet në Kosovë/ Votimi në përfaqësi diplomatike, votuan 73% e të regjistruarve

Më shumë se 73% e diasporës së Kosovës, e regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, ka ushtruar të drejtën e votës. Komisioni Qendror i...

Kaos përpara startit të derbit Partizani-Tirana, në “Arenën e Demave”, ndërhyn policia

Një situatë kaotike ka ndodhur përpara startit të derbit të kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës, i pari që zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”. Përpara...

Lajme të tjera

Web TV