PS dhe modeli i saj i përçudnimit të rinisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Namir Lapardhaja

Kemi një rini si ajo që pamë sot në Kongresin e PS-së, apo edhe në të partive simotra për nga koncepti i makutërisë dhe i kusarisë, sepse janë ushqyer me shembuj që po të merresh me politikë është një ndër rrugët e shpejta për t’u pasuruar.

Sepse kemi një rini që teksa hedh sytë rreth vetes, sheh që po u more me parti dhe po iu vardise ndonjë ‘të forti’ që ka lidhje lart, zë një vend pune lehtë në shtet dhe nuk të duhet as të punosh as të bësh gjë, por vetëm të jesh vigjilent sa herë ka fushata zgjedhore, t’i shpërndash në rrjetet sociale eprorit postimet e shefit, sepse eprori është injorantë dhe thjesht i punon vetëm butoni ‘share’ në kompjuter, të cilin, madje, nuk di as ta ndezë, por vetëm ta fikë (duke e hequr nga priza, sigurisht).

Kemi një rini që nuk beson te gara e ndershme që vjen nëpërmjet lirisë së tregut, por beson se nuk ka garë më të ‘ndershme’ se ajo e mbushjes së listave me emra fiktivë dhe paraqitja te partia si votues të sigurt në zgjedhjet e radhës, si e vetmja garanci për të bërë karrierë dhe për të ecur në ‘jetë’.

Kemi një rini të modeluar keq, ku kampjone e këtij përçudnimi ka qenë pak kohë më parë LSI-ja, e cila ndoqi më së miri parimin ‘merr nga dhitë e bëj zabitë’, mirëpo, kur sheh se si e përvetësoi dhe e perfeksionoi PS-ja këtë parim, të duken krej amatorë ato modelet e mëparshme të partisë kampjone e hajdutërisë, e cila u zëvendësua nga një kryekampione, edhe për shkak të pushtetit të gjatë dhe mundësive të shumta.

Lexo edhe :  Këtu rrejnë të gjithë, thotë Albini!

Mos u habisni se pse është Shqipëria sot. Madje, teksa pashë Kongresin e Rinisë së PS-së sot, m’u kujtua ajo shprehja e dikurshme, që atdheu nesër do jetë siç është rinia sot. Paramendoni vetë se çfarë të ardhme e pret atdhehun nesër me këto modele të politikës së sotme./    S,M

Të fundit

Plani tronditës i Trump për Lindjen e Mesme tërheq investitorët ndërkombëtarë

Tronditje historike e Lindjes së Mesme po fillon të tërheqë investitorët ndërkombëtarë, duke ‘u ngrohur’ nga perspektiva e paqes...

Thasë me flete votimi që vijnë nga diaspora e Kosovës, nis procesi i verifikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka nisur verifikimin e votave që kanë ardhur përmes postës. Siç shihet në këtë foto fletët e votimit janë...

Del në shitje kontrata e këngës historike të Jay-Z dhe Eminem

Jay-Z e ftoi Eminem si yllin e vetëm në albumin e tij të famshëm “The Blueprint” dhe prova e marrëveshjes së tyre për “Renegade”...

E shpalli ‘non grata’, Berishës nuk i del inati me Blinken

Ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i del inati me ish sekretarin e Shtetit në SHBA, Antony Blinken, i cili e shpalli kreun e PD non...

Leopardi Arab në Rrezik: Event i Veçantë për Ndërgjegjësim në Kopshtin Zoologjik

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur se leopardi arab është në rrezik zhdukjeje, duke e futur këtë specie të rrallë në listën e...

Lajme të tjera

Web TV