RAI zbulon çudi në llogaritë e Inter: “Presion që të mos përjashtohej nga kampionati”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulimet mbi Inter kanë hapur diskutime të reja: rrëfimi i ngjarjeve financiare të zikaltërve po bëhet gjithnjë e më kompleks me shtimin e disa sponsorizimeve fiktive të marra gjatë viteve të fundit, për të tentuar të përmirësojnë një bilanc gjithnjë e më të rënduar. Për më tepër, një ish-anëtar i Covisoc(organi që kontrollon bilancet e klubeve të futbollit) ka dëshmuar se ka pasur presione të vazhdueshme për të mos e përjashtuar skuadrën nga kampionati.

Në episodin e Report, të transmetuar të dielën më 2 shkurt, dolën në dritë operacione financiare të dyshimta të lidhura me kompani që lidhen me Suning, holdingun kinez që kontrollonte Inter deri vitin e kaluar, përpara se ta shiste te fondi Oaktree. Shoqëria që duhej të administronte klubin zikaltër ka shfaqur disa anomali dhe, për më tepër, është raportuar se ka pasur presione të forta ndaj organit mbikëqyrës për të shmangur sanksionet sportive, siç është pamundësia për t’u regjistruar në Serie A.

Sponsorizimet fiktive të Inter

Një nga çështjet kryesore të raportit të transmetuar në Rai ka të bëjë me disa sponsorizime të lidhura me kompani afër Suning. Gjatë viteve, janë regjistruar të ardhura prej qindra milionë eurosh që në realitet nuk ishin të rregullta: bëhej fjalë për sponsorë fiktivë, kompani që në fakt nuk merreshin me aktivitetin që deklaronin. Kjo ishte një situatë që Uefa, FIGC dhe Covisoc e njihnin, por që nuk çoi në asnjë veprim konkret dhe as në ndonjë hetim.

Anomalia u shpjegua nga Gian Gaetano Bellavia, një kontabilist i njohur milanez dhe ekspert i të drejtës penale ekonomike, i cili theksoi mungesën e logjikës në këto sponsorizime, që në të vërtetë përfaqësonin thjesht një transferim parash për të rregulluar bilancin.

 

Dëshmia e ish-anëtarit të Covisoc

Edhe Covisoc ishte vënë në dijeni të kësaj situate, por presidenti Tommaso Miele deklaroi se kontrollet nuk kishin zbuluar asnjë anomali. Për rrjedhojë, Inter mund të regjistrohej në Serie A pa probleme – një situatë që në realitet nuk ishte e vërtetë.

Gjatë emisionit, një ish-anëtar i Covisoc zbuloi se kishte pasur presione për të favorizuar Inter. Ai kishte raportuar disa herë anomalitë që do ta kishin penguar klubin të regjistrohej në kampionat, por askush nuk ndërhyri: “Merrja presione të vazhdueshme sa herë që merrja një qëndrim. Fillimisht të thoshin: ‘Po nuk e kupton? Po gabon’, dhe edhe nëse insistoje, e kuptoje që nuk mund të bëje shumë. Presionin e ndjeje, të thoshin: ‘Mos e vër në vështirësi një sistem që siguron flukse financiare për shumë njerëz’. Unë i kisha raportuar sponsorizimet e Interit te prokuroria federale, por nuk bëhej fjalë vetëm për Inter”./kb

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV