“Shfryhet” rritja e euros, monedha europiane zbret përsëri drejt kufirit të 99 lekëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kursi i këmbimit të euros e ka nisur javën me rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të hënën me 99.32 lekë. Kursi i euros ka rënë me afërsisht 0.5 lekë krahasuar me ditën e premte dhe me 0.7 lekë krahasuar me të enjten e kaluar, kur pati prekur nivelin më të lartë në pesë muajt e fundit.

Rënia e shpejtë tregon qartë se rritja e javës së kaluar ishte kalimtare dhe lidhura me operacione të veçanta dhe të përqendruara të blerjes nga subjekte të veçanta. Kërkesa e lartë për euro në ditët e fundit të muajit janar erdhi kryesisht nga Banka OTP Albania, që besohet se bleu valutë me qëllim konvertimin e fitimeve nga viti i kaluar.

Kërcime të ngjashme të kursit të euros kanë ndodhur disa herë në vitet e fundit, në rrethana të ngjashme. Në mars të vitit të kaluar shpërndarja e një dividendi në vlerë të madhe nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT) solli rritje të fortë dhe afatshkurtër të kursit të këmbimit euros me lekun.

“Shfryhet” rritja e euros, monedha europiane zbret përsëri

Për shkak të përmasave të vogla, zakonisht tregu valutor shqiptar rezulton i ndjeshëm ndaj operacioneve të shitblerjes në shuma të mëdha të valutës. Megjithatë, zakonisht këto luhatje amortizohen shpejt nga tregu dhe kursi i këmbimit u kthehet shpejt ekuilibrave të mëparshëm. Siç kishte paralajmëruar “Monitor” javën e kaluar, një trajektore e tillë u regjistrua edhe në rastin e fundit.

Kursi i këmbimit në vitet e fundit është karakterizuar nga një forcim i ndjeshëm i lekut ndaj euros. Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar euro u këmbye mesatarisht me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.

Lexo edhe :  Hekurudhat shqiptare, BE financon ripërtëritjen e linjave të mëparshme

Megjithëse norma e rënies së kursit është ngadalësuar krahasuar me vitin 2023, sërish rënia e kursit mesatar euro-lek në vitin 2024 ishte rënia e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Vazhdimi i rënies së kursit të këmbimit të euros edhe gjatë vitit 2024, ndoshta në një shkallë më të madhe se parashikimet, duke se i detyrohet vijimësisë së flukseve të larta hyrëse valutore jashtë.

Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë arritur në përfundimin se rritja e flukseve hyrëse ka ardhur nga rritja e eksportit të shërbimeve dhe sidomos turizmit, rritja e investimeve të huaja, veçanërisht në pasuri të paluajtshme, por në deklarimet e tij Guvernatori Sejko nuk ka përjashtuar as rolin e prurjeve valutore informale.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale ka luajtur një rol shtesë në forcimin e lekut në kursin e këmbimit. Suficiti buxhetor rekord në pjesë më të madhe të vitit ka ulur ofertën e monedhës vendase dhe ka shtyrë më tej në rënie kursin euro-lek. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për 11-mujorin 2024, suficiti buxhetor kishte vlerën rekord të pothuajse 72 miliardë lekëve, në rritje me 90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kursi mesatar i këmbimit të euros ka ardhur vazhdimisht në rënie pas vitit 2013, duke përjashtuar vitin e pandemisë, 2020, vit në të cilin shumica e treguesve ekonomikë pësuan shmangie të konsiderueshme, për shkak të ndikimit të masave kufizuese./Monitor/    S,M

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV