Strategjitë e Malvis Hoxhës për ushqimin dhe shëndetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Në një intervistë ekskluzive, Malvis Hoxha, ekspert i ushqimit dhe nutricionit, ofron këshilla praktike për të ruajtur një ushqim të ekuilibruar sidomos në një periudhë që jua bëjmë “hallall” të gjitha ushqimeve, sidomos ëmbëlisirave. Duke kombinuar njohuritë e tij shkencore dhe përvojën e fituar si atlet, Hoxha thekson rëndësinë e moderimit dhe balansës, duke shmangur dieta ekstreme dhe stresin. Në këtë bisedë, ai ofron këshilla për menaxhimin e zakoneve ushqimore dhe sfidat që lidhen me ato, duke e bërë ushqimin një mënyrë jetese që mbështet mirëqenien psiko-fizike…

…Malvis Hoxha është Doktor në Farmaci dhe Doktor i Shkencave të Ushqimit dhe Nutricionit, i diplomuar në Universitetin e Studimeve të Perugias. Ai është specializuar në Fitoterapi Klinike dhe Nutricion në Universitetin e Studimeve të Viterbos dhe është krijuesi i metodës “HTN – Hoxha Therapy Nutrition”.  Ish-futbollist deri në moshën 26 vjeç, Malvisi ka konkurruar në nivel ndërkombëtar si atlet i Crossfit-it dhe Hyrox-it, ku është trajnuar dhe certifikuar si trajner zyrtar. Duke kombinuar përvojën e tij sportive dhe akademike, ai ka zhvilluar një metodologji të personalizuar që synon përmirësimin e mirëqenies psiko-fizike për individë të çdo moshe dhe grupi.  Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Fjala”, Malvis Hoxha ndan rëndësinë e ushqimit të ekuilibruar si bazë për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë. Ai thekson se një dietë e mirë nuk është një kufizim, por një mënyrë jetese që ndihmon jo vetëm në arritjen e objektivave fizike, por edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës në tërësi.   Metoda e tij “HTN” fokusohet te balanca mes ushqimit, aktivitetit fizik dhe socializimit, duke ofruar një qasje praktike dhe të qëndrueshme që shmang dietat ekstreme dhe të paqëndrueshme. Në këtë intervistë, Malvisi flet për sfidat, mitet rreth ushqimit dhe strategjitë që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe performancës, duke treguar se si njohuritë shkencore dhe qasja e personalizuar mund të bëjnë ndryshimin.

Cilat janë strategjitë që mund të sugjeroni për të ruajtur një ushqim të ekuilibruar në ditë festash?

Gjatë festave është e rëndësishme të mos teprojmë. Edhe nëse herë pas here konsumojmë më shumë se zakonisht, nuk ndodh asgjë. Ajo që ka rëndësi është që këto “shkelje” të mos bëhen përditë dhe të ruajmë një balancë përgjithësisht.

A është e mundur të lejohet disa “shkelje” pa komprometuar ushqimin tuaj? Nëse po, si?

Lexo edhe :  Hirra, kura më e mirë për problemet e mëlçisë dhe pastrimin e gjakut

Absolutisht që po! Një ushqim fleksibël dhe i ekuilibruar, madje edhe me disa shkelje herë pas here, është mënyra më e shëndetshme për të pasur rezultate afatgjata. Çelësi qëndron tek moderimi dhe rikthimi në rutinën e përditshme pas këtyre momenteve.

Cilat janë metodat më të mira për të rikthyer një rutinë ushqimore të shëndetshme pas festave?

Pas festave, është më mirë të rikthehemi te zakonet tona të shëndetshme. Nuk ka nevojë për dieta ekstreme, agjërim, apo “detox” me lëngje. Zgjedhjet ekstreme nuk sjellin rezultate afatgjata dhe mund të dëmtojnë organizmin.

Si mund të menaxhohet ndjenja e fajit pas ngrënies së ushqimeve të pasura gjatë festave?

Faji nuk duhet të jetë pjesë e ushqyerjes. Festat janë një moment për t’u ndarë me të dashurit tanë, dhe shpesh ky moment përqendrohet rreth tryezës. Është normale të shijojmë ushqimet që gatuajnë të afërmit, veçanërisht kur janë të përgatitura me dashuri.

Cila është rëndësia e makronutrientëve në ushqimin tonë të përditshëm?

Makronutrientët – karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat – janë burimi kryesor i energjisë për trupin tonë. Ato duhet të shpërndahen në mënyrë të ekuilibruar gjatë ditës për të siguruar funksionimin e duhur të organizmit.

Si ndikojnë mikronutrientët në shëndetin dhe mirëqenien tonë?

Mikronutrientët, si vitaminat dhe mineralet, janë esencialë për proceset biologjike dhe enzimatikë në trupin tonë. Ato ndihmojnë në përmirësimin e sistemit imunitar, funksionimin e mirë të qelizave dhe energjinë e përgjithshme.

Përse është e këshillueshme të mos hiqen vakte? Cilat mund të jenë pasojat për metabolizmin?

Heqja e vakteve mund të dëmtojë metabolizmin dhe të shkaktojë mungesë energjie. Ushqimi është një proces që i jep trupit energjinë e nevojshme për funksionimin e përditshëm dhe, kur e kufizojmë atë, trupi ynë mund të përfshihet në një gjendje stresi që ngadalëson metabolizmin.

Përse nuk është e këshillueshme të eliminohen plotësisht karbohidratet nga ushqimi juaj?

Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë, veçanërisht për trurin dhe sistemin nervor. Trupi ynë ka nevojë për to për funksionimin optimal. Eliminimi i tyre mund të shkaktojë lodhje, humbje të përqendrimit dhe mungesë energjie.

Cili është mënyra më e mirë për të përfshirë embëlsirat në ushqimin tonë?

Embëlsirat mund të përfshihen herë pas here, si një trajtim i vogël që e shijojmë pa ndjenja faji. Gjithmonë me moderim dhe si pjesë e një diete të balancuar.

 

Të fundit

Prishtina shpall gjendje të jashtëzakonshme nga mbeturinat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në...

Bashkëpunimi me AFD/ Zhvillohen protesta masive në Gjermani

Qindra-mijëra vetë në të gjithë Gjermaninë protestuan në fundjavë ,në rrugët e shumë qyteteve kundër votimit të përbashkët të CDU/CSU dhe AfD në Bundestag. Sipas policisë rreth 160,000...

Plagoset një person në një terren malor, policia drejt vendngjarjes! Detajet

Një person dyshohet se është i plagosur në Cukal të Vau Dejësit, në një terren të thyer malor. Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes,...

Klajdi Musabelliu flet për Eglin:Aktore shumë e këndshme! Po merr nga fama e Gjestit

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Klajdi Musabelliu, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”. Ai ka rrëfyer më shumë...

“Pact of Free Cities” / Kryebashkiakët kryesorë të botës mblidhen në Tiranë më 5 Shkurt

Tirana do të mikpresë më 5 shkurt një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të vitit: Pact of Free Cities (Pakti i Qyteteve të...

Lajme të tjera

Web TV