Trump i lëkundur për tarifat për BM, ndërsa kërcënon të zgjerojë tarifat për BE-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Perspektiva e afërt e një lufte tregtare me SHBA-në kërcënon të errësojë takimin e kryeministrit Sir Keir Starmer me shefat e BE-së, pasi Donald Trump pretendoi se Mbretëria e Bashkuar është “jashtë linjës”.

Presidenti amerikan sugjeroi se ai është i gatshëm të zgjerojë regjimin e tij tarifor si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në BE, por shtoi se ai mendon se mund të arrihet një marrëveshje me BM.

I pyetur sot nga BBC nëse do të synojë BM me tarifa, Trump tha se “BM është jashtë linjës, por unë jam i sigurt se një… Mendoj se mund të arrihet”.

Trump tha gjithashtu se diskutimet me Starmer kanë qenë “shumë të këndshme”, duke shtuar se “ne kemi pasur disa takime. Kemi pasur telefonata të shumta. Po shkojmë shumë mirë”.

Por, presidenti i SHBA tha se tarifat do të vendosen përfundimisht për mallrat nga BE-ja, duke theksuar se ”deficiti tregtar i SHBA-së me bllokun është një mizori që do të thotë se ata nuk marrin pothuajse asgjë dhe SHBA merr gjithçka prej tyre”.

”Zyrtarët e BE-së kanë filluar të hartojnë plane emergjente për kërcënimin e tarifave amerikane dhe përfaqësuesit e bllokut janë të kënaqur me perspektivën e një përballjeje me SHBA-në”, raportoi ”Telegraph”.

Por, Starmer ishte më i kujdesshëm kur u pyet për veprimet e Trump, duke u thënë dje gazetarëve se ”ajo që dua të shoh janë marrëdhënie të forta tregtare”.

Starmer shtoi se ”në diskutimet që kam pasur me presidentin Trump, kjo është ajo që ne jemi përqendruar – një marrëdhënie e fortë tregtare”.

Trump ka njoftuar se do të vendosë taksa tregtare 25% për mallrat që vijnë nga fqinjët më të afërt të SHBA dhe partnerët më të mëdhenj tregtarë – Kanadaja dhe Meksika – si dhe një taksë prej 10% për mallrat kineze.

Lexo edhe :  6 shkurt 1911/ Ronald Reagan nga Hollivudi në Shtëpinë e Bardhë amerikane

Të tre vendet janë zotuar se do t’i përgjigjen veprimeve të presidentit amerikan duke shkaktuar frikën e një lufte tregtare globale./k.k

Të fundit

Zyrtare, shtyhet derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana

Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshja derbi Partizani – Tirana do të nisë në orën 14:00 dhe...

Donald Trump i heq aksesin në informacionet e klasifikuara ish-Sekretarit Blinken

Presidenti Donald Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara për Antony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit dhe Jake...

“Ishuj në qiell”, projekti i guximshëm që do të transformojë Dubain

Dubai, i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, vazhdon të çudisë botën me projekte të reja të guximshme. Pas ndërtesave ikonike si Burj Khalifa...

Një person gjendet i pajetë në banesë, 50-vjeçari ishte me masë ‘arrest shtëpie’

Një 50 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij ne Pogradec. Mësohet se 50 vjeçari ishte me masë “arrest shtëpie”, ndërsa vuante...

Ish-kreu i PD: Berisha ka humbur, demokratët e kanë braktisur në katër anët e Shqipërisë

Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi teksa po komentonte protestën e djeshme të opozitës u shpreh se Sali Berisha ka humbur dhe nuk...

Lajme të tjera

Web TV