Zgjedhjet e 11 majit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe kreu i KQZ apel Partive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi u kërkuan partive politike të mos i keqpërdorin të dhënat personale të votuesve, të cilat janë duke i grumbulluar për regjistrimin në zgjedhje.

Partitë politike dhe organizatat përkatëse duhet të mbledhin dhe të përpunojnë vetëm ato të dhëna që janë absolutisht të nevojshme për qëllimet e regjistrimit të zgjedhësve. ​Të dhënat e mbledhura duhet të mbrohen me masa teknike dhe organizative të përshtatshme për të parandaluar qasjen e paautorizuar, shkatërrimin ose keqpërdorimin e tyre.

Deklarata e përbashkët e dy komisionerëve kërkon të mos abuzohet me këto të dhëna personale për qëllime propagandistike.

Të dhënat e mbledhura për qëllime regjistrimi nuk duhet të përdoren për qëllime të tjera, si propaganda politike, pa marrjen e pëlqimit të informuar të shtetasit. Partitë politike dhe organizatat përkatëse duhet të jenë të përgjegjshme për çdo shkelje të parimeve të mbrojtjes së të dhënave dhe të jenë të hapura ndaj mbikëqyrjes nga autoritetet kompetente.

Kërkesat

1.Çdo përpunim i të dhënave personale duhet të bazohet në kritere të qarta ligjore dhe të kuptueshme për shtetasit. Shtetasit duhet të informohen në mënyrë të qartë se si dhe për çfarë qëllimi do të përpunohen të dhënat e tyre.
2.​ Partitë politike dhe organizatat përkatëse duhet të mbledhin dhe të përpunojnë vetëm ato të dhëna që janë absolutisht të nevojshme për qëllimet e regjistrimit të zgjedhësve.
3. ​Të dhënat e mbledhura duhet të mbrohen me masa teknike dhe organizative të përshtatshme për të parandaluar qasjen e paautorizuar, shkatërrimin ose keqpërdorimin e tyre.
4.​ Të dhënat e mbledhura për qëllime regjistrimi nuk duhet të përdoren për qëllime të tjera, si propaganda politike, pa marrjen e pëlqimit të informuar të shtetasit.
5. ​Partitë politike dhe organizatat përkatëse duhet të jenë të përgjegjshme për çdo shkelje të parimeve të mbrojtjes së të dhënave dhe të jenë të hapura ndaj mbikëqyrjes nga autoritetet kompetente.
Celibashi dhe Dervishi, duke marrë parasysh rreziqet e mundshme që mund të ndodhin, inkurajojnë qytetarët dhe subjektet zgjedhore që në rastet kur evidentojnë shkelje apo cenim të të dhënave të ankohen pranë Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Lexo edhe :  Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë ndihmon pakicën dhe dëmton shumicën

Ky proces realizohet duke plotësuar fillimisht formularin e ankesës, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, https://idp.al/ankohu/ e më pas duke e dorëzuar atë përmes postës elektronike info@idp.al, postës zyrtare, si dhe fizikisht pranë zyrave të këtij institucioni.

Për më tepër informacion, Zyra e Komisionerit ka hartuar dhe publikuar udhëzuesin “Për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e fushatave zgjedhore”.

Ky udhëzues orienton subjektet zgjedhore për mënyrën e garantimit të mbrojtjes së të dhënave personale të votuesve./     S,M

Të fundit

Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, komentoi në Kuvend listën...

Penalltia e përsëritur e Alvarez, reagon UEFA: “Do të rishikojmë ndryshimin e rregullit”

Penalltia e Jualuan Alvarez në derbin e Ligës së Kampioneve mes Atletikos dhe Realit është kthyer gjerësisht në një temë diskutimi pasi goli i...

Trump kërcënon Europën! Tarifa 200% ndaj importeve të verës, konjakut dhe alkoolit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë një tarifë 200% mbi importet e verës, konjakut dhe alkoolit nga Bashkimi Europian. Ky...

Deputeti dhe deputetja që do të donim në Kuvendin e Shqipërisë pas 11 majit 2025

Nga Alba Malltezi Partitë shqiptare që do të konkurrojnë për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit shpallën listat e tyre me kandidatët për deputetë. Ashtu...

Kuvendi miraton 10 projektligje me votat e PS, mes tyre Plani i Rritjes i BE

U zhvilluan ditën e sotme (13 mars) punimet e seancës plenare në Parlament, ku u diskutuan në rend dite disa prej çështjeve të rëndësishme, përfshi...

Lajme të tjera

Web TV