Pasardhësi i Kryepeshkopit/ Rama: Amaneti i tij i ka mbyllur të gjitha gojët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, i është përgjigjur komentuesve në lidhje me pasardhësin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Kreu i qeverisë u shpreh se Janullatus e la amanet para se të ndërronte jetë, që pasardhësi i tij të jetë shqiptar.

“Ai ka thënë që pasardhësi im do të jetë shqiptar, ku ka thënë se ne nuk kemi shkuar në Shqipëri për të ndërtuar një koloni, por për një Kishë Autoqefale dhe njësoj siç ne, pra grekët, nuk e përfytyrojmë dot në Greqi një Kryepeshkop serb apo bullgar, si mund të përfytyrohet në Shqipëri dikush tjetër, përveç se një Kryepeshkop shqiptar”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se amaneti i tij publik në shtypin grek pak kohë para se të ndahej nga jeta, i ka mbyllur të gjitha gojët dhe nuk ka lënë shteg për askënd për të ngritur hipoteza për rolin, figurën, bilancin historik të qëndrimit të tij në krye të Kishës Autoqefale.

Rama: Të rrimë shtrembër dhe të flasim drejtë, unë besoj se me amanetin e tij publik në shtypin grek pak kohë para se të ndahej nga jeta, ai ka mbyllur të gjitha gojët dhe nuk ka lënë shteg për askënd për të ngritur hipoteza për rolin, figurën, bilancin historik të qëndrimit të tij në krye të Kishës Autoqefale.

Ai ka thënë që pasardhësi im do të jetë shqiptar, ku ka thënë se ne nuk kemi shkuar në Shqipëri për të ndërtuar një koloni, por për një Kishë Autoqefale dhe njësoj siç ne, pra grekët, nuk e përfytyrojmë dot në Greqi një Kryepeshkop serb apo bullgar, si mund të përfytyrohet në Shqipëri dikush tjetër, përveç se një Kryepeshkop shqiptar.Ndërkohë që në momentin e ardhjes së tij, ishte e pashmangshme vendosja e një Kryepeshkopi jo shqiptar, ne nuk e kishim mundësinë të kishim një kryepeshkop shqiptar. Kjo është e thjeshtë dhe të gjithë teoritë e konspiracionit dhe luftërat imagjinare të bazuara nga frymëzimet e shekullit të kaluar, ku patriotët shqiptarë kanë pasur probleme të rënda dhe kanë humbur jetën nga rryma të ndryshme të kishës, janë të pavend sot ne shekullin e 21./k.k

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV