Shtrenjtohet bileta e autobusit, zgjatet dhe koha e pritjes në stacion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli bashkiak i Korçës ka vendosur që nga muaji shkurt bileta e autobusit do të shtrenjtohet, madje edhe koha e pritjes për qytetarët në stacione do të zgjatet.

Kjo situatë ka shkaktuar acarimin e qytetarëve të cilët theksojnë se këto ndryshime shkojnë kundër interesit të përdoruesve të autobusëve.

Për qytetarët ndryshimi i çmimit të biletës dhe kohës së pritjes është i papranueshëm.

“Jo nuk duhet të ngrihet. Pse duhet të ngrihet? S’ka arsye. Është kohë e largët, nuk është e leverdishme për njerzit”,-shprehet një qytetar.

“Nuk është e arsyeshme. Ne mirë e kemi kohën, pse ta ngrenë? Orarin e kemi tamam. Nuk e përballojmë dot”,-tha një tjetër.

“Nuk me duket normale se jemi fukarenj. Çdo bëj më 100 mije lek? Ku pres dot unë, këta ikin fare nga ligji, nuk mendojnë për popullin, janë hajdute”,-tha një qytetar.

Shërbimi urban në qytetin e Korçës dhe disa rrethina përballet me një situatë të vështirë, pasi çmimi i biletës është rritur nga 30 në 40 lekë, ndërsa koha e pritjes për autobusët është shtuar nga 25 në 45 minuta.

Shkak për këtë situatë është bërë tërheqja e subjektit privat “Ortakëria Korçare,” që prej vitesh administronte linjat e shërbimit urban në qytet.

Burime pranë Bashkisë Korçë bëjnë me dije se subjekti privat ka lajmëruar prej pesë muajsh për vështirësi financiare, duke argumentuar se shpenzimet për shërbimin urban janë më të larta se të ardhurat, pavarësisht subvencioneve nga bashkia.

Kjo ka çuar në ndërprerjen e kontratës mes bashkisë dhe subjektit privat e krijimin e një kontrate të re, me kushte të reja./     S,M

Të fundit

Si do të ndikojnë politikat e Trump në rajon

Edhe pse kthimi i Donald Trump si president i SHBA po krijon pasiguri të madhe dhe mjedisi ndërkombëtar mbetet...

Pse Berishët braktisën Austrinë e ‘pushojnë’ në Gjermani si ‘rezidentë?!

Nga Jakin Marena Sali Berisha, pas një ‘agjërimi’ të plotë politik pa dalë jashtë vendit, më në fund ka ‘prekur’ tokën gjermane, pasi ka marrë...

Kërkesa e PD për votimin e emigrantëve pa mjet identifikimi, Gjikondi: Berisha synon…

Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar kërkesën e opozitës për të lejuar votimin e emigrantëve pa një mjet identifikimi shqiptar, duke e konsideruar këtë një...

“Bardhi e Gjekmarkaj si tradhëtar të opozitës”, Kadilli: Berisha humb, i ‘lëpihen’…

A ka ndryshuar Partia Demokratike dhe a ka shanse që të fitojë zgjedhjet e 11 Majit? Ku ndodhet opozita dhe pse është përçarë në...

‘Mos na lini peng të Saliut’, Balla thirrje Diasporës: Ja sa mandate synojmë të marrim

Partia Socialiste ka reaguar ashpër ndaj kërkesave të opozitës lidhur me kushtëzimin për të lejuar votimin e emigrantëve me dokumente të huaja për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV