Hemoragjia e nisur nga ish-Lëvizja Socialiste për Integrim drejt Partisë Socialiste, vijon edhe me Partinë e Lirisë.
Klevi Pojana, një nga figurat e reja më të promovuara nga çifti Kryemadhi-Meta ne kulm te pushtetit, tashme I ka braktisur ata zyrtarisht ne diten e tyre me te zeze, kur jane te divorcuar dhe ted y te pandehur. Por ndryshe nga endrit braimllari, I cili eshte veteofruar te punoje ne fushaten e socialisteve, pojana ka hyre ne zyrat e pushtetit, te cilit deri dje I rrinte perballe. Ai ka njoftuar, jo pa krenari se ka marrë një post të rëndësishëm nga Bashkia e Tiranës:
“Sot nis një sfidë e re me detyrën si Administrator i Njësisë Administrative Nr.8 Bashkia Tiranë! Me dëshirën për ti shërbyer me përgjegjësi çdo qytetari dhe për të qëndruar gjithmonë një derë e hapur ndaj çdo kujt që dëshiron të shprehi shqetësimet e tij, besoj se do ja dalim të jemi gjithmonë prezent për të gjetur zgjidhje e për të ofruar ndihmë!”
Pojana falenderon veçanërisht kryebashkiakun, Erion Veliaj për këtë emërim, ndërsa thotë se Tirana, te cilen ai e shante deri dje, si bunker betoni, sot është jo vetëm kryeqytet i Shqipërisë, por dhe i Ballkanit, ndërsa premton se do I shërbejë me përkushtim komunitetit.
Pojana gjithsesi duket i përkushtuar ndaj posteve dhe pushtetit. Ai në Lëvizjen Socialiste për Integrim ka patur disa poste, nga ish-nënkryetar i Lëvizjes Rinore për Integrim, anëtar Kryesie dhe dy herë kandidat për deputet në Tiranë.
Vështirë të numërohen ndër vite, këshilltarët bashkiakë apo dhe anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilët i janë bashkuar Partisë Socialiste. Levizje qe kane ndodhur kryesisht pas zgjedhjeve lokale apo parlamentare, të cilat i ka humbur të gjitha pas prishjes së koalicionit Meta-Rama.
Keto levizje shqetesojne partine e lirise, e cila me kryetarin ne burg dhe me rrjedhjet e vazhdueshme, rrezikon asgjesimin ne zgjedhjet e 11 majit. Tedi blushi, te cilit i ka mbetur partia ne dore pas arrestimit te metes, nxitoi të martën të takojë Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Nokën në selinë blu, në një takim disa minutësh. Ai refuzoi të japë detaje nga takimi.
Të shqetësuar duhet të jenë edhe socialistët e thjeshtë të Tiranës, ata të cileve edhe këtë herë u duhet të bëjnë një fushatë të fortë, për një fitore frytet e së cilës do t’i duhet t’i ndajnë sërish me ish njerezit e LSI, që sot po marrin ofiqe sikur të ishin socialistë të thekur. Si Klevi Pojana./ S,M