Mafia shqiptare realitet apo mit? Çupi: Ndodhet në kupolën e Berishës dhe Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shkrimin e tij, Frrok Çupi etiketon mafien shqiptare si fenomeni që po bën histori me në krye Berishën dhe Metën.

Analisti u shpreh për ‘Tirana Live’ se kjo ëshët tipike struktura e mafies e cila shtrihet në farefisni dhe më pas në parti dhe në shtet. Sipas tij, mafia me këto struktura ka në kupolën e tij Berishën dhe Metën dhe se do të vijë koha që Berisha do të njihet më shumë se Kadare, Dumani apo Skënderbeu.

“Në raport me mafien që sapo ka lindur, unë e kam shkruar shkurtimisht ajo që konstatoj është se mafia nuk po krijohet sot. Në të folurën popullore do të thotë që ka nxjerrë kryet e rrypit, tani po fillon të lëri gjurmë.

Edhe në Drageta, është shfaqur fuqishëm pas viteve 2000, ka lindur në 1860, ka shumë të ngjashme me këtë që ndodh në Shqipëri. Cfarë po bën mafia në Shqipëri sot? Jo se nuk ka ekzistuar, ne e mendojmë si njerëz rrugaç, të paveshur.

Realisht mafia është me këto struktura që ka sot në kupolën e Berishës dhe Metës. I kthehemi Dragetës, kishte të njëjtën strukturë horizontale si kjo, e bazuar në farefisni dhe e shtirë te partia dhe në shtet.

Është krejtësisht tipike dhe kjo është tërësisht struktura e mafies. Ajo sot po lë gjurmë si rruga e Salës, nuk thuhet rruga Mustafa Matohiti, nuk thuhet Lalzi thuhet shtëpia e Metës. Sot në Itali është më shumë e njohur Totorino sesa Falcone dhe më shumë ka vizitorë lapidari i tij sesa Aldomoro.

Më shumë njihet Berisha sesa Qemal Staafa, nuk do njihet më Skënderbeu. Mafia kështu e lë gjurmën.

Lexo edhe :  Drejtori i MZSH: Bashkitë nuk janë bashkëpunuese, problem uniformat e zjarrfikësve

Do njihet Berisha më shumë se Dumani, sesa Kadare sepse në shkeljen e mafies ky është rreziku shumë i madh që shtrin bazat e veta nëpër ushtarët e vet. Bën akte të mëdha deri në antinjerëzore dhe ka rrënuar vlerat e kombit.”, u shpreh analisti./    S,M

Të fundit

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit....

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Lajme të tjera

Web TV