Protesta e 8 Shkurtit/ Ministri Hoxha: Kemi marrë të gjitha masat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, në një deklaratë për mediat u pyet se a ka marrë masa policia për protestën e PD më 8 shkurt. Hoxha u shpreh se janë marrë të gjitha masat, pasi çdo qytetar ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore.

Më tej, Hoxha u shpreh se ka thënë më herët “marshojmë, gënjejmë” por se këto deklarata kanë lidhje me gënjeshtra dhe marshime për të ushtruar të drejtën e për partitë e vogla dhe s’kanë të bëjnë me protestën e 8 shkurtit.

Pyetje: Të shtunën PD ka thirrur protestën e radhës në orën 17:00, a i keni marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj proteste, duke u nisur edhe nga pretendimet e opozitës, që në protestat e fundit, që sipas tyre kanë reaguar fillimisht punonjësit e policisë duke provokuar demokratët në protestë, apo keni ndonjë sugjerim për ta, edhe për sloganin, duke iu referuar se pak javë më parë, ju e keni bërë, për partitë e reja në protestë, duke iu referuar sloganeve, që ju keni sugjeruar, që “gënjeshtra, marshim për deputet” apo “marshojmë, gënjejmë”?

Ministri Hoxha: Janë dy ndodhi të ndryshme. Gënjeshtra dhe marshimet për të ushtruar të drejtën dhe për partitë e vogla nga njëra anë, dhe protesta e datës 8 shkurt, ku është detyrim i Policisë së Shtetit për të marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj proteste duke respektuar të drejtën e protestimit dhe të drejtën e tubimit për çdo shtetas shqiptar. Faleminderit./    S,M

Të fundit

Shqipëria, mes 5 vendeve me uljen më të madhe të lindjeve

“Europa, ku bën pjesë edhe Shqipëria po plaket, me njerëz që jetojnë më gjatë dhe shumë më pak lindje....

Administrata, drejt punës hibride dhe në distancë!

Pas rritjes së pagave në administratë, qeveria parashikon një tjetër ndërhyrje në këtë aspekt. Hapi i radhës është ndryshimi i ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bënë veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Tirana, zemra ime

Nga Edi Rama Përshëndetje dhe në radhë të parë i uroj mirëseardhjen të gjithë miqve që kanë marrë avionët për të ardhur në këtë samit...

Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më...

Lajme të tjera

Web TV