Bill Gates paralajmëron për një pandemi “shumë më të rëndë” në vitet e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bill Gates në një episod të The View paralajmëroi se një tjetër pandemi, “më e rëndë” mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Gjatë bisedës me prezantuesen Sunny Hostin, Gates shprehu shqetësimin e tij për një pandemi shumë kohë përpara se të ndodhte COVID-19.

“Pandemia, për fat të keq, ishte mjaft e parashikueshme”, u tha Gates zonjave në tryezën e “Hot Topics”.

“Dhe nuk do të jetë pandemia e fundit. E ardhmja mund të jetë shumë më e rëndë”, shtoi ai.

Duke e përshkruar COVID-19 si “të tmerrshëm”, Gates vlerësoi presidentin Donald Trump për sigurimin e shpejtë të vaksinës gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Por kur bëhet fjalë për një pandemi tjetër, Gates tha që ne duhet të “jemi më të përgatitur” se sa ishim në vitin 2020.

“Unë ende do të thosha se kjo është çështja numër një. Mund të shqetësoheni për luftën bërthamore, mund të shqetësoheni për AI. Ka shumë për t’u shqetësuar”, tha ai.

“Shpresojmë që ne të veprojmë përpara se të vijë tjetra”, shtoi Gates.

Pra, kur parashikon ai se mund të godasë një tjetër pandemi?

Sipas bashkëthemeluesit të Microsoft, pandemia e ardhshme me siguri do të ndodhë në dekadat e ardhshme.

“Oh, sigurisht që do të kemi një të tillë në 25 vitet e ardhshme”, tha ai.

“Ekzistojnë madje disa patogjenë atje që ne po i vëzhgojmë tani. Pra, ndoshta 10% mundësi në katër vitet e ardhshme”, përfundoi miliarderi./    S.M

Të fundit

Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 u plagosen në dy aksidente me autobusë në...

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

12 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur varri i përjetshëm. Ai ruan...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

Lajme të tjera

Web TV