TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi.
Ai theksoi se përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 milionë euro do të mbështeten investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.
Ai theksoi se objektivi i Shqipërisë është që brenda vitit 2030, niveli i eksporteve të arrijë në vlerën e një miliard euro.
“Kemi nisur një proces, sot e kurorëzojmë në mënyrën më inkurajuese dhe më optimiste me vendimin e Bankës së Shqipërisë, për të hapur një linjë të re inonavtive të re financimi prej 250 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus te bujqësia dhe marrëveshjen e nënshkruar mes Bankës së Shqipërisë dhe bankave për ta jetësuar këtë linjë financimi në funksion të projekteve të financimeve në sektorin e bujqësisë në radhë të parë. Ky është një hap i madh cilësor, shumë premtues për sektorin dhe vendin, duke pasur parasysh dy gjëra. Së pari, kemi vendosur objektiv ambicioz, që në Shqipërinë 2030, eksportet të arrijnë në 1 miliard euro. I kemi katërfishuar. Sot jemi mbi 500 milionë euro eksporte. Arritja e objektivit kërkon një fuqi të shtuar të sektorit, një fuqi të shtuar të fermerëve dhe kjo fuqi do vij137 përmes investimeve dhe rritjes së volumit të prodhimit. Aktualisht niveli 2.1 % e kredive për këtë sektor është me vërtetë shumë pak”, tha ai./k.k