Gjunjëzimi i PD para ‘Kandidatit për Kryeministër’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mero Baze

Në fillim, kur kriza shpërtheu dhe PD u nda mes Berishës dhe Bashës, Berisha i lejoi të vetët më të moderuar, të thoshin se të dy duhej të largoheshin – edhe ai, edhe Basha – në mënyrë që PD të bashkohej. Dhe kështu filloi me Bashën. Ai dha dorëheqjen pas 6 marsit, pas zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Por të njëjtët njerëz që më parë kërkonin që të iknin të dy, më pas u rreshtuan me Berishën.

Dhe nisi retorika e re: Ata që janë me Bashën duhet t’i bashkohen Berishës, sepse ai ka vetëm një qëllim – bashkimin e PD-së – dhe nuk dëshiron të bëhet kryetar i saj.

Ky presion vazhdoi gjatë, derisa grupi i Bashës, për shkak edhe të gabimeve të tij, u shpërbë dalëngadalë dhe filloi t’i afrohej Berishës në distancë, duke ruajtur njëfarë kompatisme për t’u integruar si grup.

Më pas nisi retorika e marrjes së vulës dhe logos, e cila pengonte bashkimin e PD-së dhe zgjedhjen e një kryetari të ri.

Sërish, ata që ishin me Berishën mbronin tezën se sapo të merrej vula dhe logoja, Berisha do ta bashkonte PD-në dhe do të zgjidhte një kryetar të ri.

Hyri në zgjedhjet e vitit 2023 dhe doli prej tyre me vetëm 5 bashki, por nuk u konsiderua humbje, pasi u justifikua se vula nuk ishte marrë ende.

Më në fund, vula dhe logoja u morën. Atëherë, të larguarit nga Basha iu afruan grupit, ndërkohë që ai ishte nën arrest shtëpiak, me shpresën se do të kapnin drejtimin e grupit parlamentar dhe do të përmirësonin kredencialet e tyre.

Pas më shumë se një viti Berisha doli nga arresti shtëpiak, dhe me këtë fshiu ëndrrën e tyre për të drejtuar partinë, duke i lënë thjesht deputetë në rresht.

Tani të gjithë ranë dakord se Berisha është kryetari i padiskutueshëm i PD-së – madje edhe ata që dikur thoshin se ai duhej të largohej.

Lexo edhe :  Nuk mjafton që Berisha të japë dorëheqjen. Pyetja është: "a do të ketë garë në PD?"

Nga “nuk do të jetë kryeministër” te shpallja si kandidat për kryeministër

Pas kësaj, filloi fabula e re dhe ndoshta e fundit:

“Berisha do ta çojë PD-në drejt fitores, por nuk do të jetë kandidat për kryeministër.”

Në krye të kësaj teze ishte edhe vetë Berisha, i cili bënte sikur pranonte hezitimin e demokratëve për ta pasur si kandidat për kryeministër, dhe thoshte se pas fitores do të bëhej një garë për kandidatin për kryeministër.

Tani edhe kjo u rrëzua.

Dje, sapo u kthye nga Gjermania, ai shpalli veten si kandidatin për kryeministër të PD-së dhe kryetarin e përjetshëm të saj.

Të gjithë ata që nuk pranonin në fillim as të ishte rival i Lulzim Bashës, sot e pranuan atë si kryetar të përjetshëm të partisë dhe kandidat të përjetshëm për kryeministër.

Pse duhej shpallur kandidat për kryeministër?

Arsyeja është se ka shumë rëndësi që kur të dënohet, ose të përballet me procese të tjera gjyqësore, të mos jetë një “askush”, por një figurë politike madhore. Ose siç thuhet në gjuhën e popullit, “Të mos ikte kulish, por qen i rritur.”

Pra, që të mos thuhet se po arrestojnë një ish-deputet, por kandidatin për kryeministër të opozitës.

Tani të gjithë janë të qetë dhe të heshtur, pasi Berisha i përdori për gati katër vite, duke i rreshtuar sipas interesit të tij, duke u paraqitur herë si i nënshtuar para tyre, herë si një njeri në hall, derisa më në fund i poshtëroi dhe i vuri të gjithë në rresht.

E gjitha për një qëllim: Që të duket para drejtësisë si një “peshk i madh” që nuk mund ta “gëlltisin” dot.

Sa për historitë e tjera, që Trump do t’i heqë “non grata” dhe që Anglia do t’i kthejë paratë e gjyqeve, këto janë për pas 11 majit, kur të konsumohen gënjeshtrat e deritanishme.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV