Janari thyen një tjetër rekord të nxehtësisë, çfarë po i rrit temperaturat globale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muaji i kaluar ishte janari më i nxehtë në histori, tha monitoruesi evropian i klimës më 6 shkurt. Temperaturat e larta u regjistruan pavarësisht pritjeve se kushtet më të ftohta të fenomenit, La Nina, mund të ulnin temperaturat e larta në botë.

Shërbimi për ndryshime klimatike, Copernicus, tha se janari ishte 1.75 gradë Celsius më i nxehtë sesa në kohërat paraindustriale, duke vazhduar këtu shënimin e temperaturave rekord që u regjistruan më 2023 dhe 2024, teksa emetimet e gazrave serrë po ngrohin planetin.

Shkencëtarët klimatikë kishin pritur që trendi i temperaturave të larta të ndalej, pasi fenomeni klimatik i të nxehtit, El Nino, arriti kulmin në janar të vitit 2024 dhe temperaturat gradualisht filluan të ftohen pasi nisi faza e La Nina.

Por, i nxehti ka vazhduar duke iu afruar rekordeve të reja, gjë që ka nxitur debat në mesin e shkencëtarëve lidhur me faktorët që po i çojnë temperaturat përtej pritjeve.

“Kjo është pak befasuese…. nuk po shohim efektin e ftohjes, apo ulje të përkohshme të temperaturave globale që kemi pritur që të shohim”, tha për AFP-në, Julien Nicolas, shkencëtar klimatik në Copernicus.

Efekti i La Nina pritet të jetë i vogël dhe Copernicus tha se temperaturat mbizotëruese në pjesë të Oqeanit Paqësor sugjerojnë se “ka ngadalësim ose ngecje” të efekteve të fenomenit të ftohjes.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se çdo rritje e një fraksioni të një grade rrit intensitetin dhe frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, sikurse valët e të nxehtit, shirat e rrëmbyeshëm dhe thatësirat.

Muajin e kaluar, Copernicus tha se temperaturat mesatare globale gjatë vitit 2023 dhe 2024 për herë të parë kaluan 1.5 gradë Celsius.

Sipas montuesit evropian, kjo nuk nënkupton tejkalim të përhershëm të synimit të vendosur në Marrëveshjen për Klimën të Parisit që temperaturat të mos ngrohen më shumë se 1.5 gradë celsius.

Lexo edhe :  Ky ishte doktori i Barcelonës që ndërroi jetë dje

Në përgjithësi, sipas Copernicus, viti 2025 nuk pritet të ketë temperatura sikurse dy vjetët paraprakë, por shkencëtarët presin që të radhitet viti i tretë më i nxehtë në histori.

Kjo organizatë e klimës tha se do të monitorojë temperaturat në oqeane përgjatë vitit 2025 për të parë nëse do të ketë ndryshime të tjera të temperaturës.

Monitoruesi i BE-së përdor miliarda matje nga satelitët, anijet, avionët dhe stacionet e motit për të bërë llogaritjet klimatike.

Ky monitorues ka nisur të mbledhë të dhëna për klimën që nga viti 1940, por burimet e tjera të dhënash për klimën – sikurse bërthamat e akullit, rrathët e pemëve dhe skeletet e koralet – u mundësojnë shkencëtarëve që të zgjerojnë konkluzionet e tyre duke përdorur të dhëna që datojnë shumë më herët.

Shkencëtarët thonë se periudha aktuale me gjasë është periudha më e nxehtë që Toka ka përjetuar në të paktën 125.000 vjet./ REL/     S,M

Të fundit

“Ajo e do Edi Ramën…”

Humori i Bledi Çuçit ishte shpjegimi shterues i metodologjisë së hartimit të listës socialiste për zgjedhje: “Ajo e do...

Vladimir Putin pranon propozimin e Donald Trump për armëpushim 30-ditor në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin , ka pranuar propozimin e SHBA-ve për armëpushim 30-ditor në Ukrainë. “Jemi dakord me propozimet për armëpushim, por qëndrimi ynë bazohet...

Dita e Verës/ Policia njofton : Ja rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve

Policia ka njoftuar planin e masave që ka ndërmarrë për mbarëvajtjen gjatë aktiviteteve në Ditën e Verës. Policia e Shtetit/Plan masash për mbarëvajtjen e aktiviteteve...

U ndalua për vjedhje/ Vetëvaret i paraburgosuri te blloku i sigurisë në Tiranë

Një 46-vjeçar u gjet i vetëvarur në dhomën numër 8 të bllokut të sigurisë, aty ku ishte shoqëruar, pasi efektivë të komisariatit numër 3...

Po divorcohet se e tradhtoi gruaja me instruktorin?/ Portieri i Barcelonës zbulon arsyet

Mark Andre Ter Shtegen, portieri i Barcelonës dhe Gjermanisë, ka vendosur të ndahet nga gruaja e tij Daniela. Por arsyeja pse çifti po ndahet,...

Lajme të tjera

Web TV