“Nuk jam larguar për “non-gratën”, Açka:Berisha nuk mund ta çojë më këtë parti në pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Flutura Açka ka folur për largimin e saj nga Partia Demokratike dhe situatën e brendshme në këtë forcë politike, duke theksuar se problemi i saj nuk ka qenë çështja e “non-gratës” së Sali Berishës.

E ftuar në një studio televizive, Açka tha se beteja brenda PD-së nuk duhet të përqendrohet vetëm te statusi i Berishës, por te drejtimi që ka marrë partia.

“Për mua problemi ka qenë se zoti Berisha u largua me votë në vitin 2013. Ai që iku nuk mund ta çojë më PD-në në pushtet. Nuk ka çfarë të risjellë dhe si të bindë shqiptarët,” u shpreh Açka.

Ajo shtoi se brenda PD-së kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme që nuk lidhen drejtpërdrejt me çështjen e “non-gratës” apo me Berishën, por me riorganizimin dhe përzgjedhjen e figurave të vjetra, të cilat, sipas saj, nuk ofrojnë një perspektivë të re për demokratët.

“Në vendimet e mia publike, problemi im personal nuk ka qenë për non-gratën. Nuk e kam parë një betejë të ndershme duke u marrë vetëm me non-gratën. Kjo është një çështje e rëndë nëse e mendon për një shtetar të vendit, por nuk po hyj fare në këtë pikë. Për mua problemi ka qenë se zoti Berisha u largua me votë në vitin 2013. Unë mendoj se Berisha i cili iku nuk mund ta çojë më PD-në në pushtet. Nuk ka çfarë të risjellë dhe si të bindë shqiptarët. Kanë ndodhur disa gjëra shumë të rënda në PD që nuk kanë lidhje me non gratën apo edhe vetë Berishën. Berisha po sjell në skenë të njëjtat figura me të cilat humbi”, tha ai./     S,M

Të fundit

PD, është kthyer në “SPAK”

Nga Artur Ajazi Një parti e kthyer totalisht në strukturë hetimore, ka humbur plotësisht ndikimin e misionit të saj në...

Në betejën e Berishës me PD-në, ka “rënë dëshmorë” gjysma e elektoratit të Partisë

Nga Mero Baze Berisha e ka demoralizuar dhe zhgënjyer gjysmën e elektoratit të PD-së të vitit 2021. Sondazhi i Eurobarometrit, publikuar dje nga Euronews Albania,...

Klajdi Musabelliu i emocionuar teksa hyn në shtëpinë e re, shikoni reagimin e tij (Video)

Aktori Klajdi Musabelliu i njohur dhe si ish-banor i “BBVA4” emocionoi me historinë  e jetës së tij dhe vështirësitë ekonimike që ka patur ndër vite. Kujtojmë se produksioni...

Kreu i KQZ thirrje emigrantëve: Ndiqni manualet në PER para aplikimit

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje emigrantëve që të ndjekin videot dhe manualet ndihmëse në platformën PER për të mësuar se...

“Diaspora voton për PD”, Baçi: Protesta e 8 shkurtit do jetë madhështore!

Deputeti i PD Luan Baçi tha se shumica dërrmuese e votave të diasporës janë për të Djathtën. Në një intervistë në News 24, ai...

Lajme të tjera

Web TV