Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.
Të kuqtë e trajnerit Slot, ishin mposhtur në ndeshjen e parë me rezultatin 1 me 0, ndërkohë që në takimin e kthimit, arritën të përmbysnin gjithçka, duke siguruar “biletën” për në finalen e Wembley.
Gapko hapi serinë e golave në minutën e 34-t, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 0. Në fragmentin e dytë të lojës, Liverpool shënoi edhe 3 gola të tjera, me Salah, Szoboslain dhe Van Dijk.
Në krahun tjetër Tottenham u tregua i pafuqishëm për të reaguar. Festa në fund ishte e gjitha për Liverpoolin./ D.C