Pse është rritur epërsia elektorale e PS-së ndaj PD-së?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Barometri i fundit i MRB Hellas & DataCentrum (realizuar me 1600 të anketuar në gjithë terrenin e Shqipërisë) tregoi se 40.5% e banorëve të këtushëm në moshë për votim do t’ia jepnin sot votën PS-së. Me ekstrapolim të përafërt të shifrave të sondazhit, rezulton se rreth 760 mijë zgjedhës të këtushëm ia japin qysh sot votën PS-së. Për krahasim, në zgjedhjet e 2021-shit votuan mbi 800 mijë zgjedhës të këtushëm për PS-në (por disa u ngatërruan me fletëvotimin e ndërlikuar si fjalëkryq dhe vota u shkoi dëm).

Sipas Barometrit, 24.9% e banorëve të këtushëm në moshë për votim do t’ia jepnin sot votën PD-së. Me ekstrapolim të përafërt të shifrave të sondazhit, rezulton se rreth 480 mijë zgjedhës të këtushëm ia japin qysh sot votën PD-së. Për krahasim, në zgjedhjet e 2021-shit votuan rreth 650 mijë zgjedhës të këtushëm për PD-në (por disa u ngatërruan me fletëvotimin e ndërlikuar si fjalëkryq dhe vota u shkoi dëm).

Të dyja partitë e mëdha kanë firo votuesish sot, krahasuar me 2021-shin. Por firoja e PD-së është gjigande (170 mijë), ndërsa firoja e PS-së është modeste (vetëm 40 mijë). Dhe PS-ja kishte një epërsi të madhe ndaj PD-së qysh më 2021 (150 mijë vota) …

Edhe një rezultat tjetër i Barometrit e nxjerr në pah këtë diferencë të madhe në firo votuesish. Kështu, pothuaj 95% e votuesve socialistë të 2021-shit janë të vendosur të votojnë qysh sot. Nga ana tjetër, vetëm 85% e votuesve demokratë të 2021-shit janë të vendosur të votojnë qysh sot./    S.M

Të fundit

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga...

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga...

Erion Braçe: Ja pse bëra “fushatë” për Jorida Tabakun

Në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që i dhanë njëri-tjetrit, ai dhe...

Fundi i Perandorisë së Shenjtë Romake: Krijimi i Konfederatës së Rinit

13 Korrik 1806 Më 13 korrik 1806, gjashtëmbëdhjetë shtete gjermane shpallën shkëputjen e tyre nga Perandoria e Shenjtë Romake dhe formuan një aleancë të re:...

Liverpool tërheq fanellën me numrin 20 në nder të Diogo Jota

Liverpool ka vendosur të tërheqë përherë fanellën me numrin 20 në të gjitha nivelet, përfshirë ekipet e para të meshkujve dhe femrave, si dhe...

Lajme të tjera

Web TV