Zgjedhjet/ Ambasadori i OSBE-së thirrje të rinjve: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran u shpreh sot se, zgjedhjet e 11 majit janë historike, pasi për herë të parë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote që nuk jetojnë në Shqipëri do të kenë mundësinë të votojnë nga jashtë vendit

Në një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Zgjedhjeve, Tarran risolli në vëmendje rëndësinë e proceseve demokratike, të drejtën themelore për të votuar dhe fuqinë e zërit të qytetarëve në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë.

“Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit do të jenë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri, pasi qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend për katër vitet e ardhshme”, nënvizoi ai në një postim në rrjetin social X

Ambasadori u shpreh se, “pjesëmarrja aktive në zgjedhje forcon besimin e publikut në institucionet dhe proceset demokratike, duke siguruar që çdo zë të ketë rëndësi”.

Ai ftoi shtetasit shqiptarë që të kontrollojnë regjistrimin e tyre si zgjedhës.

“Kontrolloni regjistrimin tuaj si zgjedhës në ekstraktin e listës së zgjedhësve pranë Zyrës së Gjendjes Civile të njësisë suaj administrative, në faqen/aplikacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ose nëpërmjet portalit e-Albania”, u shpreh ambasadori.

Tarran nënvizoi se, “këto zgjedhje janë historike edhe për faktin se për herë të parë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote që nuk jetojnë në Shqipëri do të kenë mundësinë të votojnë nga jashtë vendit. Për ta ushtruar si duhet këtë të drejtë dhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë, i inkurajojmë të gjithë votuesit me të drejtë vote jashtë vendit të regjistrohen deri më 4 mars 2025 sipas udhëzimeve të KQZ-së”.

A vlerësoi në mënyrë të veçantë rolin thelbësor të të rinjve në ndërtimin e një demokracie më të fortë.

Lexo edhe :  Merr flakë ‘shtëpia e barit’ në Angli, pësojnë djegie te rënda 2 shqiptarë nga Tepelena

“Informohuni, përfshihuni dhe bëjeni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar! Në bashkëpunim të ngushtë me KQZ-në, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet e përkushtuar për mbështetjen e pjesëmarrjes sa më të gjerë të të rinjve në zgjedhje dhe për promovimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës”, tha Tarran në mesazhin e postuar në X./E.T

Të fundit

Pasuritë e paluajtshme dominojnë huadhënien, Banka e Shqipërisë paralajmëron rreziqe

Në fund të vitit 2024, 76% e stokut të kredisë bankare në Shqipëri ishte e mbuluar me kolateral, sipas...

72 artistë kërkojnë përjashtimin e Izraelit nga Eurovision 2025, shkak lufta në Gaza

Më shumë se 70 artistë dhe muzikantë, që kanë përfaqësuar vendet e tyre në Eurovision ndër vite, kanë nënshkruar një letër të hapur duke...

Shtatzënë për herë të tretë, Rihanna në pritje të binjakëve

Në mbrëmjen e madhe të Met Gala 2025, këngëtarja e njohur Rihanna dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë. Me barkun e rrumbullakosur ajo u bë...

Muzeu i Katarit mahnit me dizajnin e tij të frymëzuar nga “trëndafili i shkretëtirës”

Muzeu Kombëtar i Katarit në kryeqytetin Doha, i frymëzuar nga kristali i “trëndafilit të shkretëtirës” tërheq vizitorët me arkitekturën, përmbajtjen dhe përvojën që ofron. I...

Durrës/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në masa të rrepta sigurie dy ditë para zgjedhjeve

Materialet zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit kanë nisur të mbërrijnë sot në Durrës, të transportuara me mjetet e Forcave të Armatosura, nën masa...

Lajme të tjera

Web TV