13 shtete do të padisin administratën Trump për qasjen e Musk në të dhënat e pagesave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një koalicion prej 13 shtetesh të SHBA-së po planifikon të padisë administratën e presidentit Donald Trump për shkak të vendimit të saj për t’i dhënë Departamentit të Efikasitetit të Qeverisjes (DOGE) të miliarderit amerikan Elon Musk qasje në sistemet e ndjeshme federale të pagesave që përmbajnë të dhëna personale të amerikanëve, njoftuan të enjten prokurorët e përgjithshëm të shteteve.

Prokurorët e përgjithshëm thanë se mundësimi i qasjes për DOGE-n në sistemet federale të pagesave është “i paligjshëm, i paprecedentë dhe i papranueshëm”, duke argumentuar se departamenti “nuk ka autoritet” për të siguruar informacione të tilla.

“Si njeriu më i pasur në botë, Elon Musk nuk është mësuar t’i thuhet ‘jo’, por në vendin tonë, askush nuk është mbi ligjin”, thanë 13 prokurorët e përgjithshëm në një deklaratë.

“Presidenti nuk e ka autoritetin t’ia japë informacionet tona private kujtdo që ai zgjedh dhe ai nuk mund të shkurtojë pagesat federale të miratuara nga Kongresi”, thuhet në deklaratë.

Kalifornia, New York, Arizona, Kolorado, Connecticut, Delaware, Illinois, Maine, Maryland, Minnesota, Nevada, Rhode Island dhe Vermont pritet t’i bashkohen padisë.

Administrata Trump krijoi DOGE-n me qëllimin e deklaruar për të reduktuar shpenzimet e qeverisë, por ndikimi i Muskut mbi agjencitë federale ka tërhequr vëmendjen.

Padia argumenton se aksesi i DOGE-s mund të rrezikojë pagesat për kujdesin shëndetësor, kujdesin ndaj fëmijëve dhe programe të tjera thelbësore./E.T

Të fundit

Ajola Xoxa mbërrin në ambientet e GJKKO

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është futur në ambientet e GJKKO, aty ku...

Bie euro dhe paundi, mësoni me sa blihen e shiten monedhat e tjera

Sot, më datë 12 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 95.3 lekë...

Veliaj del nga Blloku i Sigurisë dhe dërgohet drejt GJKKO

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të paraqitet sot në orën 08:30 në GJKKO për verifikim të masës së sigurisë. Makina e shoqërimit sapo ka...

Noizy dhe Afërdita mbështetje publike për Veliajn: Të gjithë e dinë sa njerëz ke ndihmuar

Reperi i njohur Noizy i ka dhënë një mesazh mbështetjeje të drejtpërdrejtë kryebashkiakut Erion Veliaj pas zhvillimeve të fundit. "Stay strong champ, të gjithë e...

U arrestua me urdhër të SPAK, Veliaj sot para GJKKO për masën e sigurisë!

Kryebashkiaku i Tiranës, Eroin Veliaj do të paraqitet sot në orën 08:30 në GJKKO për verifikim të masës së sigurisë. Bashkë me Veliajn, para...

Lajme të tjera

Web TV