Berisha mbledh aleatët për protestën nesër dhe koalicionin parazgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së fton partitë opozitare në protetën që do të mbahet nesër në Tiranë.

Me Ilir Metën në burg, në tryezën e ftuar nga Partia Demokratike, Partia e Lirisë u përfaqësua nga Tedi Blushi. Ndërkohë të pranishëm ishin dhe kreu i PAA, Agron Duka, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, kreu i partisë Balli Kombëtar Artur Roshi.

Në tryezë munguan Fatmir Mediu, i cili vijon vizitën e tij në SHBA si dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së që vijon takimet me diasporën në Greqi.

Ftoj çdo parti që ndjehet opozitare të na bashkohet në këtë front kundër së keqes“ tha Berisha.

Mesazhi kryesor nuk ishte për ata që ishin jashtë sallës. Kryetari i PD-së artikuloi se duhet të lënë zënkat me njëri tjetrin dhe të bashkohen në një front opozitar

Koha është për një front sa më të gjerë opozitar, ndaj dhe unë ftoj të gjitha forcat politike që e ndjejnë veten opozitë, e konsiderojnë veten opozitë, pavarësisht nga çdo kundërshti që mund të kenë njëri me tjetrin, të bashkohen në këtë front për t’u përballur me sukses me këtë të keqe që kemi përpara’ tha Berisha.

Berisha ftoi aleatët të jenë nesër në protestën që do të mbahet në Tiranë në orën 17:00. Ndryshe nga protestat e kaluara në kuadër të asaj që PD e quajti ‘mosbindje civile’ nesër do të rikthehen fjalimet para militantëve.

Sfidë mbetet pjesëmarrja. Në protetat e kaluara gjithnjë e më shumë është vënë re që mbështetja në protesta ka ardhur duke u ulur.

Krahas protestave sfidë tjetër është formësimi i koalicionit me të cilën do të shkojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga burgu ka kërkuar të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë

Lexo edhe :  8 Marsi, presidenti Begaj: Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës sonë!

PAA e Agron Dukës  ka kërkuar 1 ose 2 vende në listat e sigurta, ndërsa PBDNj ka kërkuar 1 mandat të sigurtë në qarkun e Vlorës./k.k

Të fundit

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Tensione në BBV/ Jozi debaton ashpër me Laertin: Pijanec i keq!

Pas spektaklit të së martës, banorët e Big Brother Albania VIP duket se nuk kanë gjetur qetësi, pasi darka në oborr u kthye në...

Emrat/ Kush janë 11 kandidatët e PS në qarkun Shkodër

Drejtuesi politik i PS në Shkodër, Benet Beci, ka prezantuar ekipin prej 11 kandidatëve të PS. Lista e mbyllur Marjana Koceku Onid Bejleri Xhenis Çelaj ...

Nëse humbet zgjedhjet, Berisha largohet

Në emisionin “Real Story” , Indrit Hoxha, foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke komentuar edhe mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë...

Lajme të tjera

Web TV