Dy lëkundje ndihen në Santorini pak minuta para vizitës së kryeministrit Mitsotakis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Santorini, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Civile, në atë që zyrtarët e kanë quajtur “një shenjë solidariteti” për ishullin e goditur nga tërmeti.

Lideri i qendrës së djathtë e nisi vizitën – të parën që nga shprehja e shqetësimit nga sizmologët për rritjen e aktivitetit sizmik intensiv – duke inspektuar njësinë e lëvizshme të operacioneve të dërguar nga brigada e zjarrfikësve. Më pas ai ndaloi në spitalin e ishullit dhe vizitoi forcat speciale.

“Jam në Santorini për të mbikëqyrur gatishmërinë e mekanizmit shtetëror [të ngritur për t’u përballur] me fenomenin gjeologjik aktiv që po zhvillohet… Dua t’i siguroj banorët e Santorinit dhe ishujve të tjerë se shteti është në krahun e tyre. Është më mirë të jemi të përgatitur,” tha Mitsotakis.

Mijëra lëkundje nënujorë kanë tronditur ishullin që nga fundjava, me dy tërmete – me magnitudë 3.8 dhe 3.9 në shkallën Rihter – që goditën brenda dhjetë minutash, pak para se Mitsotakis dhe ekipi i tij të uleshin në ishull.

Një tërmet edhe më i fuqishëm, me magnitudë 4.8, tronditi Santorinin më herët në mëngjes, duke shkaktuar rrëshqitje të tjera gurësh.

Rreth 12,000 persona – banorë, turistë dhe punëtorë – janë larguar nga ishulli duke përdorur çdo mjet të mundshëm për të shpëtuar.

Autoritetet greke shpallën gjendjen e emergjencës në Santorini të enjten mbrëma, me kërkesë të kryebashkiakut të ishullit.

“Departamentet e zjarrfikësve, policia, roja bregdetare, forcat e armatosura dhe shërbimet e urgjencës mjekësore kanë shtuar menjëherë në Santorini dhe ishujt përreth personel shtesë dhe pajisje të specializuara,” tha zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, për gazetarët/k.k

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV