Gjysmë shekulli ‘clown’/ Met Selimi rrëfim me dhe (pa) maskë në Pas Mesnatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse do të thuash Met Selimi, ndër mend të vjen kllouni i famshëm i cirkut. Me gati gjysmë shekulli mbi supe në këtë profesion, Met Selimi vjen në një rrëfim në ‘Pas Mesnatë, në studion e ABC Neës, me gazetaren Leontina Nika.

“Cirku ka qenë gjithcka në jetën time, e fillova në një moshë fare të vogël, në moshën 6 vjecare për herë të parë në pallatin e Pionierëve, në një palestër akrobacie. Në 1964 kaloj në cirkun amator. Në moshën 15 vjecare kaloj në cirkun profesionist të Tiranës, me mjeshtrin e punës prof Telat Agollin, kështu nisi karriera ime me cirkun.” rrëfen ai.

I përlotur ai thotë se eci në gjurmën e dy kllounëve të mëparshëm, të ndjerëve, Skënder Sallaku dhe Arben Sharrës.

“Brezi jonë përfitoi shumë nga eksperienca dhe nga puna e tyre. Eca në gjurmët e tyre, kanë qenë njëri më i mirë se tjetri. Kur ata u larguan nga cirku më ra mua barra për të qenë klloun i parë i cirkut. Kam mësuar shume prej tyre sidomos në mjeshtrinë e aktorëve. Kështu nisi të ecë eksperienca ime në botën e kllounatës” thotë ai.

Sa i përket kllounit si personazh ai thotë kllouni është mbreti i fëmijëve, ndërsa sjell në vëmendje një skenë të trishtë kur I është dashur të performojnë në një spital fëmijësh.

“Punoja në cirkun Italian, pronari na con në një spital fëmijësh, të gjithë talasemikë dhe priteshin me ditë për jetën e tyre, dhe ne shkojmë ti argëtojmë. Tmerrohemi nga ajo cfarë pamë atje, na ngriu buzëqeshja, harruam për cfarë kishim shkuar në atë spital. I them partnerit tim, Nevruz Hyseni fëmijët duhet të qeshin. Kllouni për mua është mbreti i fëmijëve. Si personazh është i vështirë.

Lexo edhe :  Imami apel të fortë politikës: Mos hapni “Kutinë e Pandorës, rrini larg fesë

“Sot kllouni modern është kundër makiazheve, grimit, parukes. Kllouni modern është sot si puna ime, njeri jetësor, thuajse një aktor i thjeshtë. Janë zhveshur se i kanë dhënë një gjurmë tepër moderne, ndërkohë që duhet të jetë më njerëzor, më i prekshëm” thotë ai./E.T

Të fundit

Donatella largohet nga “Versace” pas 27 vitesh, ja kush ja zë vendin

Donatella Versace, pas 27 vitesh suksesi të madh në Versace, ka vendosur të largohet nga posti i drejtoreshës kreative...

Pse nuk je në listë?/ Hajdari: I kërkova Berishës të mos jetë kandidat për kryeministër

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka reaguar në lidhje me mungesën e saj në listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ajo...

Zhgënjimi dhe shkatërrimi

Nga ARTUR  AJAZI Sali Berisha, sërish i zhgënjeu dhe preu në besë më besnikët, më kontributorët, më të përkushtuarit. Ai i la jashtë listave të...

Treni përplaset me furgonin, 8 të vdekur dhe 12 të plagosur

Të paktën 8 persona u vranë dhe 12 u plagosën pasi përplasjes së një treni me një furgon ë Egjiptin verilindor. Aksidenti ndodhi kur fugoni...

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2

Namir Lapardhaja Foltorja e parë filloi si një reagim personal i Sali Berishës dhe familjes së tij biologjike, kundër “non gratës” amerikane dhe britanike. Epitafi...

Lajme të tjera

Web TV