Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, Zaçaj: Gur kyç në rrugëtimin e vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj mori pjesë në ceremonitë e parashikuara me rastin e akordimit të çmimit Premio Espanol Universal 2024 për Javier Cremades, avokat, kryetar i Shoqatës Botërore të Juristëve (WJA) dhe kryetar i firmës ligjore Cremades & Calvo – Sotelo, në njohje të kontributit të tij të shquar për promovimin ndërkombëtar të Spanjës dhe komunitetit ligjor spanjoll.

Javier Cremades është spanjolli i parë që drejton Shoqatën Botërore të Juristëve. Në këtë rol, ai ka luajtur një rol kyç në promovimin e shtetit të së drejtës në shkallë globale. Po ashtu, ai ka udhëhequr në mënyrë aktive organizimin e ngjarjeve të dedikuara këtij qëllimi, siç është Kongresi Botëror i Ligjit, duke e konsoliduar kështu Spanjën si një pikë referimi ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Në kuadër të ceremonive për akordimin e këtij çmimi është zhvilluar një audiencë me Mbretin e Spanjës, Madhërinë e Tij, Felipe VI.

Gjatë audiencës është nënshkruar në një ceremoni të posaçme marrëveshja “Kongresi Botëror i Ligjit 2027”, i cili do të zhvillohet në Tiranë, për të mbledhur së bashku ekspertë nga e gjithë bota, si një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e vlerave demokratike të shtetit të së drejtës.

Po ashtu, ceremonia e dhënies së çmimit është përshëndetur edhe nga Stephan Harbarth, kryetar i Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane, si dhe nga figura të tjera të shquara nga fusha juridike, biznesi dhe kultura.

Në fjalën e saj për këtë rast, Zaçaj duke shprehur mirënjohjen dhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar për të mirëpritur dy Kongrese shumë të rëndësishme për drejtësinë europiane dhe botërore në vitin 2027 – Kongresin e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Europiane dhe Kongresin Botëror të Ligjit 2027 – tha se të dyja këto kongrese do të shënojnë jo vetëm një gur kyç në rrugëtimin e vendit tonë, por do të shërbejnë edhe si një platformë e dialogut ndërkombëtar për ligjin dhe drejtësinë/    S,M

Të fundit

Hëna e Dëborës 2025/ Kur dhe si ta shihni këtë spektakël qiellor

Hëna e plotë e dytë e vitit, e njohur si Hëna e Dëborës, do të shfaqet në kohën e...

Egli në debat me Gjestin: “Kam faj unë që të jap mundësinë ty…”!

Gjesti dhe Egli pas Prime-t të djeshëm kanë diskutuar në oborrin e shtëpisë të mërzitur me njëri tjetrin. Gjesti bëri disa deklarata që e...

Helena Kadare në SPAK, kërkon të marrë pjesë në seancën e Veliajt

elena Kadare, e veja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Për gazetarët ajo tha se kishte ardhur të...

Luhatjet e forta të votave të PD-së, përballë murit 800-mijësh të PS-së

Nga Eduard Zaloshnja Jo zyrtarisht, fushata elektorale filloi këtë javë nga dy partitë e mëdha, me motorë të ndezur në kapacitet të plotë nga të...

U ndërpre pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen, rinis seanca për Veliajn

Ka rinisur në GJKKO seanca për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca filloi në orën 08:30, por u shty për në orën...

Lajme të tjera

Web TV