Shqipëria pret Kongresin Botëror të Ligjit në 2027/ Rama në Madrid: Sinjal i fortë besimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të presë Kongresin Botëror të Drejtësisë, një vlerësim i rëndësishëm për reformat e saj në sistemin e drejtësisë. Autoritetet shqiptare e konsiderojnë këtë një sinjal të fortë besimi dhe një mundësi për të treguar progresin e bërë në forcimin e shtetit të së drejtës.

“Sigurisht, na u thanë kaq shumë fjalë inkurajuese për betejën tonë për të reformuar drejtësinë dhe ta bërë Shqipërinë një anëtare krenare të BE ku shteti i së drejtës është i vendosur njëherë e përgjithmonë. Po, jam shumë mirënjohjes Havier dhe udhëheqjes së tij që jo vetëm erdhën por po kështu panë dhe mblodhi të gjitha informacionet objektive rreth reformës tonë shumë sfiduese por deri më tani mjaft të duartrokitur.

Jam i hapur për pyetje por më duhet të them se fakti që Shqipëria do të mikpresë kongresin botëror të drejtësisë është shpërblimi më inkurajues për të gjitha përpjekjet dhe arritjet. Po kështu, ky është sinjal mjaft i fortë besimi që vjen me përgjegjësinë për të bërë më mirë dhe për të përfaqësuar një vend që vjen nga një e shkuar e vështirë por përmes partneriteve dhe vizionit të duhur mund të tejkalojë të shkuarën më të keqe. Kur vjen fjala për të ndërtuar institucione të besueshme dhe të garantuar që shteti i së drejtës të jetë një mënyrë jetese.

Do të bëjmë gjithcka që të jemi mikpritës të shkëlqyer, që të mposhtim mikpriten e Republikës Domenikane dhe shumë të tjerave. Mund të jemi pas në shumë gjëra por pretendojmë kupën e botës në mikpritje. Jemi Të pamohueshëm në mikpritje dhe duhet ta tregojmë këtë./     S,M

Të fundit

“Bum shitjesh”, çfarë u shit dhe u ble më shumë gjatë vitit të shkuar?

Dyqanet e lagjeve, supermarketet, baret e restorantet dhe veçanërisht pikat e karburante e shitën më shumë produkte fund-vitin e...

Balluku nga Murrizi: Nesër hapet Rruga e Arbrit, vepra më e madhe e verilindjes

Ministria e infrastrukturës Belinda Balluku në një postim në rrjetin social Facebook lajmëron hapjen e rrugës së Arbrit të cilën e etiketon si veprën...

Adrola dhe Capital T shijojnë pushimet në vendin tropikal

Capital T dhe Adrola Dushi tashmë që prej ditëlindjes së artistit u kuptua që dyshja e famshme janë në një lidhje. Prej vitesh ata janë...

Xheneta futet sonte në Big Brother VIP, përballja me Gjestin dhe pikëpyetja për Eglin

Pas daljes si e dyta në Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është përfolur vazhdimisht për një hyrje të mundshme në Big Brother VIP...

Dueli i listave: Kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?

Nga Ylli Pata Përballja e skuadrave politike që do të garojnë më 11 maj është esenca e luftës politike të palëve ndrluftuese elektoralisht. Partia Socialiste e...

Lajme të tjera

Web TV