Veliaj pret homologun nga Brukseli: Mik i shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shqipëria është një pjesë e madhe e projektit evropian”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Brukselit, Filip Klose, në një takimin që pati me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në vizitën e tij në kryeqytetin shqiptar, Klose vlerësoi marrëdhëniet e ngushta mes Brukselit dhe Tiranës, duke theksuar se diaspora shqiptare në Belgjikë ka një rol të rëndësishëm në forcimin e këtyre lidhjeve.

“Ju e dini që Shqipëria, në veçanti Tirana, është në zemrën time. Ne kemi bashkëpunuar për shumë vite së bashku dhe është shumë e rëndësishme sepse para së gjithash, diaspora shqiptare është kaq e madhe në vendin tim. Por, gjithashtu është e rëndësishme për mua të ndaj se, si kryeqytet i Bashkimit Evropian, unë dua gjithmonë të dëshmoj se Shqipëria është një pjesë e madhe e projektit evropian”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, Veliaj e cilësoi kryebashkiakun Klose si një mik të çmuar të Tiranës dhe Shqipërisë, duke e falënderuar për mbështetjen e dhënë, veçanërisht në kohë sfidash, si tërmeti i vitit 2019.

“Ju jam shumë mirënjohës për miqësinë! Pas tërmetit, ju ishit i pari që erdhët këtu për të vizituar disa nga familjet e prekura. Kur ditët janë me diell, edhe punët shkëlqejnë, të gjithë janë shok e miq, por kur ditët janë të vështira dhe kur janë ato ngrysjet e situatave sfiduese, aty duken shokët e vërtetë. Je një shok, një mik i vërtetë, jo vetëm i imi, por i të gjithë shqiptarëve”, theksoi Veliaj.

Në shenjë mirënjohjeje, kryebashkiaku i Tiranës i dhuroi Klose një jelek tradicional shqiptar, duke e quajtur një simbol të afrimit të tij me kulturën dhe traditat shqiptare. Vizita e kryebashkiakut të Brukselit në Tiranë u zhvillua në kuadër të “Paktit të Qyteteve të Lira”./k.k

Të fundit

Zjarr në një hotel në Sarandë, ende nuk dihen shkaqet

Një hotel në lagjen nr.4 në Sarandë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme Sarandë-Një hotel në lagjen nr.4 në Sarandë...

Shqiptarët orientojnë kursimet në lekë/ BSH: Frenohen depozitat në euro

Depozitat në monedhën kombëtare kanë pësuar një rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2024. Qytetarët por edhe bizneset kanë ndryshuar qasje për herë të parë që...

T’i hysh detit të pensioneve me këmbë

Nga Fatos Çoçoli Pardje u zhvillua në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare për Reformën në Sistemin e Pensioneve në Shqipëri. Banka Botërore është një institucion ndërkombëtar, që...

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën

TIRANE- Prokuroria e Posaçme kërkoi sot që 8 ish zyrtarët e marrë të pandehur për dosjen e inceneratorit të Tiranës të shpallen fajtorë për akuzën...

Kush mund ta ndalojë Donald Trumpin?

A mund të ndalohet Presidenti Donald Trump? Më saktësisht-me një Kongres që kontrollohet nga Republikanët – deri në çfarë mase do të jetë sistemi...

Lajme të tjera

Web TV