Nga Pёrparim Naimi
-Argumentuam që Shqipëria është në rrugën e një zhvillimi kaotik – ku trendin dhe kahjen e zhvillimit e vendosin interesat ekonomike të Oligarkevë si pjesë e projekteve paraprake të fuqive të caktuara.
-Detyrë imediate është nxjerrrja e vendit nga ky qorrsokak social, ekonomik, arsimor, kulturor, shkencor që pothuajse nuk ekziston fare, shpirtëror.
-Shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, duhet të marrin në dorë fatet e vendit dhe kombit të tyre. Politikanët e çdo ngjyre dhe krahu, që në realitet nga eksperienca e deritanishme nuk përfaqësojnë asnjë forcë progresive, veçse interesat e tyre dhe të oligarkëve që kanë krijuar deri tani, nuk kanë asnjë të drejtë morale që të vazhdojnë misionin e tyre të mbaruar me turp.
-Shqipëria ka nevojë për ndryshim rrënjësor dhe këtë ndryshim në radhë të parë duhet ta bëjnë shqiptarët, të mbështetur në aleatin tonë strategjik dhe të pazëvëndësueshëm, SHBA.
-Shqipëria nga ana konstitucionale është një vend demokratik, në themel të saj ka parimet e një shoqërie demokratike, po punon shumë në vendosjen e shtetit ligjor, ku një rol determinant po luajnë SHBA, për të shëruar shoqërinë dhe institucionet që i ka mbërthyer për fyti sëmundja kanceroze e korrupsionit.
-Institucionet partiake që kanë vepruar për 32 vjet në skenën politike shqiptare, të brishta, nuk i rezistuan dot sëmundjeve infektive të tranzicionit shqiptar, si rrjedhojë janë të konsumuara dhe të pabesueshme për tu lënë në dorë përsëri drejtimin dhe administrimin e vendit.
-Një vend dhe popull hyjnor sikurse është Shqipëria dhe shqiptarët, me një gjuhë që e flisnin perënditë, nga e cila kanë rrjedhur gjithë gjuhët e tjera të botës, një tokë ku Zeusi hyjnor, rreth 38 milion vjet më parë vendosi të ketë fronin në Malin e shenjtë Tomorr dhe të ndërtojë shoqërinë e parë njerëzore të drejtuara nga perënditë (Qeveria Hyjnore), meriton të ketë një të ardhme, një shoqëri ku të reflektohen principet më demokratike të arritura nga shembulli i kombeve të tjera si dhe në vazhdimësi, principet njerëzore dhe hyjnore njëkohësisht.
Për sa më sipër mendoj se e ardhmja jonë kërkon që të ndreqen në mënyrë demokratike të gjitha të metat e shfaqura gjatë kësaj periudhe të lodhshme tranzicioni.
1-Në zgjedhjet e ardhshme Partitë Politike të ulen në një tryezë të përbashkët të udhëhequr nga parimi dhe motivi kombëtar dhe patriotik. Kjo nismë i takon Presidentit të Republikës mbështetur në kushtetutën e Shqipërisë “duke e konsideruar si rast të jashtëzakonshëm”.
2-Tryeza kombëtare patriotike të zgjedhë një Qeveri të Përkohëshme por me mandat 4 vjeçar, e cila të ketë fuqi të plota të kryejë reforma për korregjimin e të gjithë të metave që janë vërejtur nga periudha 32 vjeçare si dhe të reflektojë arritjet më të mira të demokracive të konsoliduara.
3-Institucionit të Presidentit duhet t’i jepen fuqi të plota kushtetuese për çështje madhore të vendit dhe interesave kombëtare. Në këto çështje madhore kombëtare institucionet e ekzekutivit duke filluar nga Kryeministri nuk kanë të drejtë të ushtrojnë autoritetin e tyre në vendimarrjet. Ҫdo ndërhyrje e ekzekutivit të dënohet me ligj të posaçëm.
4-Qeveria kombëtare të rishikojë gjithë marrëveshjet dhe kontratat bilaterale dhe multilaterale që bien në kundërshtim me interesin kombëtar shqiptar dhe të bëjë shfuqizimin e tyre. Për këtë qëllim të kërkohet ndihma e aleatit tonë strategjik, SHBA.
5-Qeveria të kompozohet e drejtohet nga njerëzit më të mirë, më inteligjentët dhe më të devotshëm për fatet e kombit. Përzgjedhja e tyre të bëhet në bazë të kontributeve konkrete që kanë dhënë, përkushtimit patriotik dhe potencialeve intelektuale që disponojnë, në interes të kombit shqiptar.
6-Reformat duhet të përfshijnë të gjitha aspektet e jetës sociale dhe ekonomike, arsimore, kulturore, etj.,të nevojshme për të shëndoshur gjendjen e trashëguar.
7-Parimi i votës dhe sistemi i zgjedhjeve duhet të ndryshojnë rrënjësisht me pikësynim që të prodhojnë një elitë inteligjente politike dhe administrative të pakorruptuar.
8-Të ndryshojnë shumë ligje lidhur me fenomenet dhe problemet që nxorri në pah periudha 32 vjeçare e tranzicionit shqiptar. Korrupsioni të dënohet me burgim të përjetshëm dhe konfiskim të pasurive të vëna në rrugë jo ligjore.
9-Partitë politike që u krijuan, me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në bazë të Statutit të Partisë dhe jo kodit të procedurës civile dhe penale. Regjistrimi i tyre të bëhet në një zyrë të veçantë për efekt ushtrimi aktiviteti ligjor, por gjykata nuk vendos për probleme që i zgjidh antarësia me votën e saj. Duke filluar nga Kryetari dhe gjithë organet e Partisë në pushtet ose jo janë subjekt i ndryshimit nga anëtarët që e kanë themeluar atë dhe statutit të miratuar. Të evitohen problemet e shfaqura deri tani, që janë pa kuptim dhe qesharake. T’u hiqet e drejta kryetarëve të partive politike për të kryer biznes me emrin e partisë si dhe transferimin e saj dikujt tjetër që nuk ështe zgjedhur me votën e antarësisë.
10-Sistemi arsimor si baza e pregatitjes së brezave të rinj dhe e ardhmërisë së shoqërisë dhe kombit shqiptar të reformohet rrënjësisht duke filluar me arsimin fillor.
11-Gjuha shqipe si një pasuri kombëtare hyjnore e trashëguar nga perënditë të jetë e detyrueshme dhe në sistemin universitar.
12-Mbrojtja e çështjes kombëtare dhe e kulturës së trashëguar të jenë në qendër të punës së institucioneve shkencore shqiptare dhe politikës së shtetit shqiptar.
13-Akademia e shkencave të reformohet rrënjësisht, të kthehet në institucion produktiv dhe jo burokratik. Gradat shkencore të rishikohen në bazë të produktit të prodhuar dhe titujt të rimbrohen çdo tre vjet.
14-Akademia e Shkencave e Shqipërise duhet ti paraprijë me studimet e saj problemeve madhore të kombit shqiptar në të gjitha nivelet, gjuhësor, historik, kulturor, etnografik etj. Në themel të studimeve të jetë çështja kombëtare shqiptare, bashkimi i trojeve që padrejtësisht fuqitë e mëdha në periudha kritike historike i përdorën si mall pa zot dhe i shpërndanë për të plotësuar kërkesat e fqinjëve të shqiptarëve, historik dhe jo historik.
15-Ҫdo shqiptar ka të drejtë të gëzoj një pension bazik normal për të përballuar jetesën në funksion të kontributit të dhënë por me diferenca të vogla midis shtresave të pensionistëve. Asistencat që japin shtetet fqinje me qëllime jo të mira dhe që cënojnë interesat e kombit shqiptar të ndalohen me ligj.
16-Pensionet e larta për klasën politike të reduktohen dhe të hiqet imuniteti i tyre. Politikanët dhe deputetët e rangjet të ngjashëm me ta, të zgjidhen nga pjesa më e përgjegjëshme e shoqërisë dhe të mos gëzojnë mbrojtje të veçantë para ligjit (jo imunitet) për veprimet ose mosveprimet e tyre në mbrojtje të interesave të kombit.
17-Institucioni i familjes të konsiderohet i shenjtë bazuar në kushtetutë dhe ligj dhe të mbrohen vlerat njerëzore sikurse i ka dhënë krijuesi. Ҫdo cënim apo deformim i saj të konsiderohet prekje e të drejtës njerëzore hyjnore.
18-Të ndërgjegjësohet shoqëria se njeriun e ka krijuar ai që ne e quajmë “ ZOT”.
19-Institucioni i të drejtave të njeriut duhet rishikuar në shkallë kombëtare dhe ndërkombetare . E drejta ime nuk duhet të preki të drejtën e të tjerëve para rregullave të vendosura nga shoqëria. E drejta është relative.
20-Kërkimet shkencore të mbrohen me ligj dhe hulumtuesit dhe shpikësit e krijuesit të kenë një trajtim të veçantë nga shteti, moral dhe material.
21-Të mbrohet rreptësisht e drejta e autorit të zbulimeve shkencore dhe patentimi i zbulimeve dhe shpikjeve.
22-Punonjësit kërkimor shkencor të vlerësohen me veprat dhe produktin që ata japin për shoqërinë, atdheun dhe shkencën në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Titujt shkencore të mos shërbejnë si ombrellë dhe njësi matëse, për përfitime financiare, por të jenë të merituar për tu ballafaquar denjësisht me institucionet shkencore ndërkombëtare.
23-Të ndërtohen politika dhe kushte për rikthimin e shkencëtarëve dhe intelektualëve shqiptarë në vendin e tyre.